` . (VIDEO) Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, kreu i KSHZ-së: Votoni, mos u frikësoni - TV SHENJA

(VIDEO) Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, kreu i KSHZ-së: Votoni, mos u frikësoni

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votim dhe të mos kenë frikë për shëndetin e tyre, pasi siç theksoi ai, KSHZ është kujdesur që të gjitha këshillat zgjedhorë, t’i furnizojë me materiale mbrojtëse. Derkovski nënvizoi më tej se këto ditë është bërë dezinfektimi i të gjitha vendvotimeve në vend.

Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së
“Përgatitjet e KSHZ-së për të gjithë procesin zgjedhor po zhvillohet pa probleme, ne jemi të përkushtuar posaçërisht për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe u bëj thirrje qytetarëve që të dalin në votime, të mos kenë frikë për shëndetin e tyre, sepse ne jemi kujdesur të furnizojmë të gjithë këshillat zgjedhor votuesit me materiale mbrojtëse, maska, në mënyrë që ata qytetarë që nuk mund të blejnë ose nuk mbajnë maskë mbrojtëse për ndonjë arsye, përsëri të marrin maskë mbrojtëse, të votojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”.

Këto komente Derkovski i bëri gjatë mbikëqyrjes së fillimit të shpërndarjes së materialit zgjedhorë që do të përdoret në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Bëhet fjalë për 1milion e 814 mijë e 236 fletvotime, të cilat do t’u shpërndahen Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilët më pas do ta dorëzojnë tek Këshillat Zgjedhorë.

Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së
Materiali do të dorëzohet në të gjitha komisionet zgjedhore komunale, kurse ata do t’ia dorëzojnë nesër materialet në këshillat zgjedhore. Procesi po zhvillohet pa probleme dhe me organizim të shkëlqyeshëm, që do të thotë se gjithçka do të përfundojë në kohë e paraparë.

Fletvotimet janë shtypur në shtypshkronjën SHA “Kiro Dandaro” në  Manastir, ndërsa drejtori i saj tha se fletëvotimet janë me cilësi të lartë dhe me 20 forma të mbrojtjes pa asnjë mundësi falsifikimi.

Dragi Milloshevski, drejtor i shtypshkronjës
“Garantojmë për mbrojtje të lartë të materialit zgjedhor”.

Sipas KSHZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi i votimit do të organizohet në 3,390 vendvotime.

 Ajnur Bafqari /SHENJA/