(VIDEO) Nis rikonstruimi i objekteve të Universitetit “Nënë Tereza” në kazermën “Ilinden”

(VIDEO) Nis rikonstruimi i objekteve të Universitetit “Nënë Tereza” në kazermën “Ilinden”

Në Kazermën “Ilinden” filloi rikonstruimi i objekteve në të cilat do të vendoset Universiteti “Nënë Tereza”.  Rektori i universitetit Izet Zeqiri falënderoi ata që dhanë kontribut që këtij universiteti ti bëhet një shtëpi. Ai tha se krijuan UNT-në me 8 fakultete, mbi 40 programore studimore dhe me 3700 studentë.

IZET ZEQIRI  REKTOR I UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA”

“UNT-ja ka 54 kuadro të angazhuara nga jashtë me shumë vështirësi pasi asnjë universitet shqiptar nuk dëshiron të ketë marrëveshje bashkëpunimi me UNT-në, ajo që kemi ne kemi vetëm marrëveshje me universitetin Goce Dellçev në Shtip. Kemi nevojë për punësime të reja, kemi nevojë për staf akademik, për të plotësuar kushtet ligjore dhe për të mirëvajtur procesin mësimor në universitet”.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se universiteti “Nënë Tereza” e ka dëshmuar me programet studimore dhe fakultetet që është një universitet i rëndësishëm pasi që studentët e UNT-së sot janë pjesë e programeve të ndryshme evropiane.

JETON SHAQIRI  MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Muaji nëntor është muaji I bukur, muaji i festave, bukurisë së këtij muaji i shtohet sot edhe më tepër ky akt në të cilin ne të gjithë sot fillojmë punimet në objektin i cili ishte domosdoshmëri e kohës, në objektin e universitetit “Nënë Tereza”. Institucionet arsimore krijohen por ato jetën e tyre e mbajnë gjallë studentët dhe stafi mësimdhënës i universitetit”.

UNT-ja do te jetë e kompletuar vetëm kur do të ndërtohet kampusi i ri në tërësi prandaj do ti kisha lutur deputetët shqiptar të na ndihmojnë, tha Rektori Izet Zeqiri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/