` . (VIDEO) Nis imunizimi masiv, qytetarët në radhë për të marrë vaksinën kineze - TV SHENJA

(VIDEO) Nis imunizimi masiv, qytetarët në radhë për të marrë vaksinën kineze

“Pas paralajmërimeve për fillim të vaksinimit masiv, para sallës Boris Тrajkovski shihet interesim i qytetarëve për ta marrë vaksinën kundër kovid-19. Nëpër pikat e vaksinimit ashtu siç ishte njoftuar janë shpërndarë vaksinat kineze, ndërsa gjatë javës është paraparë që të vaksinohen 35 mijë qytetarë”

Në dallim nga orët e para të ditës së sotshme që kishte grumbullime të njerëzve para qendrës për vaksinim në Shkup, pasdite kishe më pak frekuentim të njerëzve. Qytetarët e vaksinuar shpreheshin se po ndihen mirë dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim.

Qytetari

“Shumë mirë nuk kam asnjë simptomë, jam vaksinuar me vaksinën kineze Sinofarm, situata ishte relaksuese nuk kishte shumë njerëz, kishte distancë”

Qytetari

“Për momentin mirë, nuk e di më vonë, më duket se ishte vaksina kineze, me 25 më kanë caktuar dozën e dytë”

Në sallën e imunizimit paralelisht po zhvillohej edhe rivaksinimi, ndërsa qytetarët thonin se si në pranimin e dozës së parë ashtu edhe të dytën po ndiheshin shumë mirë.

Qytetari

“Tash sapo e mora vaksinën e dytë, domethënë e bëmë rivaksinimin me Sputnikun, herën e parë nuk kishim probleme edhe tani nuk kemi probleme, çdo gjë ishte në rregull nuk kisha temperaturë dhe asnjë ndryshim tjetër”

Nga stafi mjekësor që ishin në shërbim të personave që kishin shprehur dëshirë  për vaksinim, thanë se deri më tani gjithçka po shkon mirë dhe se shohin interesim  të madh çdo ditë e më shumë.

Mjeke

“Gjithçka është nën kontroll, vaksinimi po zhvillohet me sukses, pacientët po vijnë në kohë. Sot  paralelisht po zhvillohet vaksinimi dhe rivaksinimi, ka pak grumbullime por megjithatë po ia dalim. Interesimi abosulutisht po rritet më shumë, për neve është kënaqësi dhe jemi gati për të gjithë”

Ndërkaq, vaksinimi masiv sot ka filluar edhe në qytetet e Kumanovës, Tetovës, Ohrit, Kavadarit, Manastirit dhe Shtipit.

Deri tani janë paraqitur 170.000 persona për vaksinim, ndërsa vaksinimi vazhdon të zbatohet sipas moshës dhe shtresës kritike të qytetarëve. Vaksinën kineze do ta pranojë edhe ministri Filipçe i cili javën e kaluar deklaroi se dëshiron të japë shembull se të gjitha vaksinat janë të sigurta.

Linda Ebibi /SHENJA/