` . (VIDEO) Nis aplikimi për shfrytëzimin e voucher-ëve për turizëm - TV SHENJA

(VIDEO) Nis aplikimi për shfrytëzimin e voucher-ëve për turizëm

Prej sot qytetarët mund të aplikojnë për shfrytëzimin e voucher-ëve për turizëm. Në komunikatën dërguar mediave nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dijë se e kanë shpallur thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë. Linkun për aplikim, qytetarët do të mund të gjejnë në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Kuponi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret më së voni deri më 30 nëntor 2021, në një nga objektet hotelierike nga lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim, publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim, të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.

Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara siç thonë, lëshohet mbi parimin e “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”. Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret vetëm nga punonjësi të cilit i është lëshuar së bashku me anëtarët e familjes së tij të ngushtë të renditur në kërkesë.

Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet.

Për zbatimin e kësaj mase siç njoftojnë nga dikasteri i Ekonomisë, janë paraparë15 milion denarë.

Emine Ismaili /SHENJA/