(VIDEO) Nina Angellovska: Ekonomia gri është e theksuar te tregtia online

(VIDEO) Nina Angellovska: Ekonomia gri është e theksuar te tregtia online

Kryetarja e Asociacionit për Tregtinë Online  Nina Angellovska para fillimit të edicionit të pestë të konferencës për tregtinë online, deklaroi se ekonomia gri mbetet sfidë për këta tregtarët dhe se më së shpeshti manifestohet përmes porosive në “Facebook” dhe “Instagram” për të cilat blerësit nuk marrin kupon fiskal dhe institucionet kanë kapacitete të dobëta për ta monitoruar dhe rregulluar këtë.

NINA ANGELLOVSKA, KRYETARE E ASOCIACIONIT PËR TREGTINË ONLINE 

“Kur bëhet fjalë për implementimin dhe ngritjen e kapaciteteve, ne gjithmonë ecim mjaft ngadalë. Për sa i përket shifrave, ekonomia gri dhe në nivel global, sa më e vështirë të shtypet, aq më e vështirë është të matet. Ne e dimë se shifrat e përgjithshme për ekonominë e gri në vend janë mjaft shqetësuese, këtu përfshihet ekonomia gri në tregun e punës dhe ekonomia gri në shitje dhe në të gjitha fushat. Blerësit duhet të jenë të vetëdijshëm se askush nuk i mbron nëse nuk mbrojnë veten edhe nëse e dinë se nga po blejnë”.

Angellovska theksoi se Rreth 46% e përdoruesve të internetit në Maqedoninë e Veriut blejnë produkte online, të dhënat dhe shifrat tregojnë rritjen e e-tregtisë, por vendi ynë ende renditet në fund në krahasim me vendet evropiane. Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë zhvillimin e tregtisë online në të ardhmen për të shmangur fundin dhe për t’u ngjitur disa vende më lart në listë.

NINA ANGELLOVSKA, KRYETARE E ASOCIACIONIT PËR TREGTINË ONLINE 

“Shtetasit e Maqedonisë blejnë online një ose dy herë në 3 muaj, porosisin zakonisht deri në 50 euro dhe më së shumti porositë nga tregtarët elektronik vendas.  Më së shumti blejnë rroba online, dhe më pak mobilje dhe ushqime. Vlera e transaksioneve që shtetasit e Maqedonisë e realizojnë me tregtarët elektronik vendorë në gjysmën e parë të vitit 2022 është 12 miliardë denarë dhe është 22% më e lartë në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2021”.

Qëllimi, siç theksoi Angellovska është të kemi sukses në përshpejtimin e zhvillimit dhe afrimin me vendet e zhvilluara evropiane, pasi për momentin pothuajse në të gjitha grafikët sipas të gjithë treguesve përkatës për tregtinë online, ky vend dhe vendet e rajonit janë pothuajse në fund.

Katerina Gellovska/SHENJA/