(VIDEO) Nëse nuk kursejnë energji, drejtuesit e institucioneve mund të mbeten pa punë

(VIDEO) Nëse nuk kursejnë energji, drejtuesit e institucioneve mund të mbeten pa punë

 

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se  drejtuesit e institucioneve shtetërore mund ta humbasin vendin e punës nëse nuk kursejnë energji elektrike.

Bytyqi për televizionin Kanal 5,  përsëriti edhe një herë se të gjithë duhet të marrin pjesë në tejkalimin e krizës dhe institucionet publike duhet të jenë shembull i sjelljes së ndërgjegjshme.

FATMIR BYTYQI, ZËVËNDESKRYEMINSTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike dhe nuk janë parashikuar. Sjellja jonë nuk mund të jetë si dikur. Mund të humbasim lehtësimet, por është mënyra e re e të jetuarit me të cilën do të duhet të përshtatemi”.

Qeveria këtë marte miratoi një pako rekomandimesh dhe detyrimesh për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike dhe termike në vendin tonë të cilat hyjnë në fuqi nga 1 shtatori. .

Rekomandimet, indikacionet dhe detyrimet janë të ndara në disa kategori, varësisht prej asaj a bëhet fjalë për amvisëri, kompani ose objekte publike në pronësi të shtetit, ku përfshihen ministritë, agjencitë, organet e drejtorive shtetërore, komunat dhe qyteti i Shkupit.

Për amvisëritë dhe kompanitë janë paraparë vetëm rekomandime, ndërsa  për institucionet shtetërorë janë paraparë detyrime konkrete.

Disa prej Detyrimeve  të  institucioneve shtetërore janë siç vijojnë:

Ta ndërpresin ndriçimin dekorativ të fasadave në institucone dhe në monumentet kulturore.

Të mos përdoret ndriçim në hapësirat e jashtme dhe zyra në periudhë kur ka mjaftushëm dritë të ditës.

Në sezonin e ftohjes, temperatura e klimatizuesve duhet të jetë jo më e ulët se 27 gradë, ndërsa në sezonin e ngrohjes jo më e lartë se 20 gradë.

Të fiken dritat kur lëshohen hapësirat e institucioneve.

Printimi i vetëm atyre dokumenteve që janë të nevojshëm.

Të fiken kompjuterët pas përfudnimit të punës.

Samir Mustafa /SHENJA/