(VIDEO) Në UEJL hapet Fakulteti i Shkencave Mjekësore

(VIDEO) Në UEJL hapet Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Universiteti i Europës Juglindore këtë vit do të nis me një fakultet të ri, fakulteti i shkencave mjekësore i cilë në vete përmban 2 drejtime, drejtimi i infermierisë dhe drejtimi i fizioterapisë. Ky fakultet paraqet risi pasi që deri më tani dega e mjekësisë nuk ka qenë pjesë e universiteteve private. Prof.Dr Naser Durmishi, dekan i këtij fakulteti tha për TV SHENJA se ky fakultet është një mundësi shumë e mirë për studentët që duan ti studijojnë fushat mjekësore.

Dr Naser Durmishi, dekan

Fakulteti I shkencave mjekësore është fakultet I ri krejtësisht, është viti I pare I themelimit dhe funksionimit të tij në kuadër të UEJL-Së. Për fillim ky fakultet do të përmbajë dy drejtime është paraparë pra infiermierinë dhe fizioterapinë, projekcionet tona për studentë kanë qenë në infiermeristikë të kemi 100 studentë ndërsa në fizioterapi 50 studentë dhe këto numra goxha janë mbuluar mirëpo duhet ta potencoj edhe qëllimi jonë I prezentimit publik është ky se ka ende vende të lira diku 30-40 vende të cilat mund të shfrytëzohen. Shpresojmë studentët të cilët ende nuk janë përcaktuar ose nuk e kanë gjetur vendin e vetë në studimet brenda shtetit ta kenë këtë informatë në kokë dhe janë të mirëseardhur.

Durmishi më tej theksoi se një veçori ekzluzive e fakultetit të shkencave mjekësore në UEJL është qendra simulative, e cila paraqet një spital brenda fakultetit. Ai shtoi se me këtë sigurojnë një kualitet të veçantë në përgatitjen profesionale të studentëve, pasi studentët vitin e parë, tërë praktikën e ushtrimeve e kryejnë në qendrën simulative në mënyrë që kur të ballafaqohen me pacientët në të ardhmen mos të kenë ndjenjë frike apo pasigurie.

Dr Naser Durmishi, dekan

 “Është një veçori ekskluzive e fakultetit të ri të të shkencave shëndetësore brenda UEJL-së, gjë e cila e bënë origjinale në regjion do kisha thënë deri në kufi me Republikën e Sllovenisë gjëra të ngjashme nuk ka me ketë kapacitet, ajo quhet qendra simulative e cila në përkthim paraqet një spital brenda fakultetit. Çdo gjë është e realtë si në një spital përveç pacientit, pacienti është I vetmi I cili është një maketë, një kukull ose në pjesën e urgjencës kemi një robot, lirisht mund ta themi dhe kemi si një lëvdatë, është një investim jashtëzakonisht i madh për këtë domen të aktivitetit shëndetësor, ku simulon të gjitha funksionet vitale të njeriut pra prej punës së zemrës deri tek frymëmarrja madje edhe temperaturat trupore, njejtë si në spital”.

Dekani i këtij fakulteti Prof. Durmishi tha se studenti i cili kryen studimet në fakultetin e shkencave mjekësore në UEJL, për dallim nga universitet tjera do të ketë një përparësi të madhe në tregun evropian, pasi në kurikulum brenda studimeve në të njejtën kohë merr edhe certifikatën e gjuhës, pra gjuhët do të mësohen brenda fakultetit, varësisht se çka zgjedh studenti, gjuhën gjermane apo angleze si dhe merr certifikaten e nivelit B1 apo nivel tjetër varësisht se çfarë kërkohet.

Medina Ajeti /SHENJA/