(VIDEO) Muhamed Zekiri akuzohet se ka dëmtuar 1.5 milionë euro buxhetin e shtetit

(VIDEO) Muhamed Zekiri akuzohet se ka dëmtuar 1.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë për Muhamed Zekirin, ish sekretarin e Qeverisë për kepërdorime në marrëveshjet për Postën dhe Hekurudhat Transport. Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar- Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Zekiri si person zyrtar, me paramendim ka kryer veprime të lidhura në kohë që paraqet realizimi të disahershëm të të njëjtës vepër. Në marrëveshjen e parë, Muhamed Zekiri ka keqpërdorur detyrën zyrtare në Postën e Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria Publike

“Më datë 04.05.2021, i pandehuri pa kryer procedurë të prokurimit publik, me ndihmën e dy shtetasve kroat ka lidhur kontratë për shërbime konsulente me një person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH. Ky person juridik, me njërin nga shtetasit kroat ka lidhur Marrëveshje për shërbime konsulente për procedurën e vlerësimit të vlerës, ndërsa me shtetasin e dytë kroat ka bërë analizë të thellë të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut në shumë prej 130.00 euro në denarë. Gjatë kësaj periudhe, në disa raste janë paguar mjete nga llogaria e Qeverisë në llogarinë e personit juridik, me çka për personin juridik është arritur përfitim i konisderuëshem pasuror kundërligjor në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100 denarë, ku sipas kontratës është 18 për qind TVSH, dhe me këtë është dëmtuar buxheti i Maqedonisë së Veriut”

Zekiri, sipas prokurorisë, gjithashtu ka keqpërdorur detyrën zyrtare edhe në marrëveshjen për Transport Hekurudhor, duke përfituar disa mijëra euro.

Prokuroria Publike

“Kontrata për shërbime konsulente është për mbështetje në procesin e privatizimit të mundshëm të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup, është lidhur në muajin vijues, më saktësisht më 23.06.2021, me një person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve konsulente. Kontrata kishte vlerë të përgjithshme prej 772.400 euro pa TVSH të llogaritur. Në llogari të këtij personi juridik Qeveria e Maqedonisë, në bazë të një faturë të lëshuar, fillimisht ka paguar pardhënie prej 11.284.162 denarë për fillim zyrtar të projektit, dhe më pasë në bazë të katër faturave tjera janë paguar mjete buxhetore në shumë prej 26.247.138 denarë, për të cilën është dëmtuar buxheti i Maqedonisë së Veriut”

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zekiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Prokuroria i ka propozuar që Zekirit t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak.

Linda Ebibi /SHENJA/