(VIDEO) Muaremi e dorëzoi në Prokurori padinë ndaj Ruskoskës

(VIDEO) Muaremi e dorëzoi në Prokurori padinë ndaj Ruskoskës

Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi sot kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike lidhur me bastisjen e 18 korrikut në hapësirat e Policisë Financiare. Sipas drejtorit të Policisë Financiare, bastisja e prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskoska, përmes prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska ka qenë e jashtëligjshme.

POLICIA FINANCIARE
“Drejtoria e Policisë Financiare parashtroi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ku janë përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët besojmë se ekziston bazë për dyshime për kryerjen e veprave penale. Duke marrë parasysh se procedura për të gjithë personat e paraqitur deri në këtë moment është sekrete, duke respektuar prezumimin e pafajësisë, kjo është gjithçka që në këtë moment mund ta ndajmë me opinionin, në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale”.

Prokuroria Themelore Publike thotë se kallëzimi i është ndaj prokurorit kompetent dhe në këtë fazë nuk mund të ndajë më shumë detaje.

Bastisja e 18 korrikut erdhi pas denoncimeve anonime të qytetarëve ndaj drejtorit të Policisë Financiare, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Drejtori Arafat Muaremi që në fillin thonte se bastisja është e jashtëligjshme dhe kërkoi përgjegjësi ndaj Ruskoskës nga Këshilli Gjyqësor. Javët e fundit kishte përplasje publike mes Muaremit dhe Ruskoskës, ndërsa kulmoi me letrën e prokurores Ruskoska ndaj ambasadave të huaja dhe institucioneve ndërkombëtare. Në letrën e saj, Ruskoska thotë se po përballet me presion shqetësues nga Muaremi, për të cilin përkujton se është përfaqësues i Qeverisë.

Por letra e Ruskoskës u kritikua nga kolegët e saj, Këshilli i Prokurorëve, të cilët vlerësojnë se situata nuk është aq dramatike sa po e bën Ruskoska dhe ajo mund të bëjë hetime pa u penguar. Ata madje thonë se kërkimi i ndihmës ndërkombëtare e cenon imazhin e prokurorit publik në vend.  /SHENJA/