(VIDEO) Mrekulli në Teksas, aeroplani rrëzohet por mbijetojnë të gjithë

(VIDEO) Mrekulli në Teksas, aeroplani rrëzohet por mbijetojnë të gjithë

Një aeroplan me 19 persona u rrëzua gjatë ngritjes në Aeroportin e Hjustonit të martën në mëngjes (sipas kohës lokale), thanë zyrtarët.

Autoritetet kanë thënë se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u larguan në mënyrë të sigurt me njërin prej tyre me një lëndim të vogël, përcjell Telegrafi.

“Informacioni që kemi në këtë kohë tregon se aeroplani nuk arriti lartësinë në fund të pistës dhe kaloi përtej Morton Road, duke ndaluar në fushë në veri të aeroportit, ku u përfshi nga zjarri”.

Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Waller tha në Twitter se rrëzimi përfshinte një “avion që po ngrihej nga aeroporti që shkonte në veri”.

Ndërkohë zjarrfikësit po punonin për të shuar zjarrin ndërsa FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë ngjarjen. /Telegrafi