` . (VIDEO) Mjekët: Jemi të angazhuar gjatë gjithë kohës dhe japim më të mirën - TV SHENJA

(VIDEO) Mjekët: Jemi të angazhuar gjatë gjithë kohës dhe japim më të mirën

Mjekët të cilët çdo ditë përballen me trajtimin e pacientëve me Covid-19, lusin që qytetarët t’i respektojnë masat, pasi edhe ata janë të lodhur tashmë prej nëntë muajsh, duke qëndruar në radhët e para të frontit. Në një video të përbashkët dërguar mediave shprehen se edhe ata kanë familje por që moti kanë ndaluar së llogarituri orarin e punës.

Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive

“Kapacitetet e spitaleve tashmë janë mbushur, ndërsa dinamika e mjekimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është gjithnjë e më vështirë e qëndrueshme”.

Ilir Demir, infektolog

“Ka kohë që e kemi ndaluar llogaritjen e orarit të punës”.

Irena Rambabova Bushnjetiq, Klinika e Nefrologjisë

“Mundohemi dhe insistojmë asnjë pacient i yni të mos mbetet pa mbrojtjen e nevojshme mjekësore për trajtim në kushte spitalore”.

Përndryshe, shifrat e të infektuarëve dhe të të vdekurve janë vazhdimisht alarmante. Poashtu edhe numrat e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Covidi-19 ka bërë që edhe shumë mjekë të infektohen me virusin, madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe fatalisht.

Emine Ismaili /SHENJA/