` . (VIDEO) Mjekët e rinj që morën licenca do të punojnë me pacientë të infektuar me Covid-19 - TV SHENJA

(VIDEO) Mjekët e rinj që morën licenca do të punojnë me pacientë të infektuar me Covid-19

Gjashtëdhjetë e gjashtë mjek të rinj i shtohen sistemit shëndetësor të vendit tonë. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se ata janë licencuar nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë dhe më shumë se gjysma e tyre kanë pranuar që të punojnë në objektet shëndetësore të vendit. Të njëjtit do të jenë në shërbim të personalit tjetër mjekësor në përballjen me luftën kundër koronavirusit, ndërsa për praktikën e tyre 6-mujore, do të paguhen me nga 30 000 denarë në muaj.

Ministria e Shëndetësisë

“Në kushte kur po përballemi me krizën më të madhe botërore shëndetësore, kemi 66 mjekë të rinj, forca të reja në sistemin tonë shëndetësor. Në pajtim me ndryshimin të cilin e kemi bërë në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore nga janari i vitit të kaluar, çdo mjek i diplomuar, i cili ka marrë licencë, duhet të bëjë 6 muaj praktikë në të cilën për herë të parë do ju paguhet praktika me 30 000 denarë në muaj”.

Ndërkaq, në vazhdën e situatës aktuale me koronavirusin, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe është takuar me përfaqësues të SPQ “8 Shtatori” dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale Lubisha Karanfilovski, në të cilin kanë rënë dakord që një nga katet e spitalit “8 Shtatori”  të lirohet  nga pacientët me Kovid-19, të cilët këto ditë do të transferohen  në spitalin modular i cili disponon me 72 shtretër spitalor.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Kanë tërësisht  kërkesë legjitime dhe në këtë moment nuk është rëndë,  as e pamundur të përgjigjet në këtë. Kërkesat janë  të lirohet  njëri kat i spitalit ‘8 Shtatori’ që të mundet një pjesë e  punës së zakonshme,  veçanërisht në pjesën e kardiologjisë të fillojë me organizim,  ashtu siç ishte organizuar më parë. Kjo do të thotë se nga numri i tanishëm i shtretërve, mes 70 dhe 75 edhe më tutje do të jenë për pacientët me Kovid-19, ndërsa 20 të tjerat do të lirohen”.

Filipçe i ka njoftuar të punësuarit e spitalit se  në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojnë përgatitjet  për lirim të kapaciteteve të spitalit “8 Shtatori”, me aktivizim të  spitalit modular e cila disponon me kapacitet prej 72 shtretërve spitalor dhe gjithë pajisjen e nevojshme,  ndërsa atje ka përfunduar edhe  vendosja e furnizimit qendror të oksigjenit.

Emine Ismaili /SHENJA/