` . (VIDEO) Ministrja Carovska: Platforma online mund të ketë sërish probleme - TV SHENJA

(VIDEO) Ministrja Carovska: Platforma online mund të ketë sërish probleme

Platforma online e cila ishte punuar me muaj që të jetë e gatshme më 1 tetor, sikurse dje ashtu edhe sot është kishte probleme për ta përdorur. Ndërkaq, ministrja e Arsimit dhe Shkencës këmbëngul se ky është problem teknik momental dhe do të tejkalohet. Ndërsa, shprehet e vetëdijshme se nuk do të jetë sfidë e lehtë ky fillim viti shkollor.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Kanë instruksione përmes pjesës tjetër të platformës që të përfshihen, këtu në këtë shkollë mësuesit krijuan lëndët e orëve mësimore në grupe. Nuk do të jetë e lehtë, edhe do të bjerë platforma, sepse një sistem i tillë glomerular po bëhet për të parën herë, nuk është asnjë sistem tjetër kaq glomerular edhe do të ketë sfida edhe do të zgjidhen, do të kërkohen zgjidhje paralele. Mirëpo, gjithë këtë që e bëjmë tani do të na shërbejë në 2021-2022-tën”.

Për kualitetetin e dobët të internetit posaçërisht në vendbanime rurale dhe për mungesën e mjeteve teknike nëpër shkolla, ajo përgjegjësinë e hedh mbi vetëqeverisjen lokale, të cilët thotë se vetë komunat duhet ta rregullojnë ketë problem, duke shtuar se do të ketë transmetim të mësimit nga distanca edhe përmes televizionit shtetëror.

Ndërkaq, bojkotin e paralajmëruar të mësuesëve të Kumanoves, në rast se mësimi nuk u lejohet të mbahet fizikisht, Carovska u përgjigj se kjo gjë nuk sjell të mira për gjeneratat e ardhshme si dhe u bëri thirrje prindërve dhe komunave të ulen dhe të gjejnë zgjedhje.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Unë ju bëj thirrje të gjithë prindërit dhe bashkërisht t’i tejkalojnë problemet. Ajo që do të bojkotohet mësimi, nuk sjellë të mira për atë gjeneratë. Fëmijët duan të jenë të stimuluar, qoftë me prani fizike qoftë pak nëse kyçen në mësimin online”.

E kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov shprehet se i bindur se problemi me orët shtesë dhe me mungesën e pajisjeve për punë do të zgjidhet shpejtë, ndërsa në të kundërtën siç thotë, mësuesit do të revoltohen dhe kjo do të ndikojë në cilësinë e mësimit.

Jakim Nedellkov, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë

“Unë jam i bindur se do të gjendet zgjidhje. Problemi është real dhe duhet të gjendet zgjidhje për realizim të pandërprerë të mësimit. Në të kundërtën, do të kemi mësues të revoltuar dhe jo të motivuar që do të pasqyrohet në cilësinë e mësimit”.

Platformën kombëtare duhet ta përdorin rreth 250.000 nxënëns 25 000 mësimdhënës, në pesë gjuhë. Ndërsa, sipas ministrisë dje janë përfshirë 88 000 përdorues aktiv. Emine Ismaili /SHENJA/