(VIDEO) Ministria e Financave ka bërë kursime të rrymës për 32%

(VIDEO) Ministria e Financave ka bërë kursime të rrymës për 32%

Ministria e Financave, me shfrytëzimin racional të energjisë, dhe në përputhje me detyrat e dhëna nga Qeveria për kursimin e energjisë elektrike, në shtator 2022 ka bërë kursime prej 32% të konsumit në krahasim me energjinë elektrike të konsumuar në shtator 2021, njoftojnë nga Ministria e Financave. Ata thonë se  kursimi nuk do të thotë vetëm përfitim financiar, në një periudhë kur po përballemi me mungesë energjie në nivel global, e veçanërisht në tokën evropiane, është një kontribut për një furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Të gjithë mund të japin një kontribut në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe kjo varet drejtpërdrejt nga sjelljet tona individuale. Për këtë arsye Ministria e Financave, si dhe institucionet e tjera, zbatuan masa që nuk prishin procesin e punës dhe kushtet e sigurta të punës, duke siguruar kursime prej 32%. Për këtë kanë kontribuar edhe punonjësit me sjelljen e tyre të përgjegjshme”.

Kjo do të mundësojë që periudhën e ardhshme, kur ka rritje të konsumit të energjisë elektrike për shkak të ngrohjes, të kemi dhoma të ngrohta dhe të mos përballemi me asnjë kufizim.

Medina Ajeti /SHENJA/