(VIDEO) Ministria e Ekonomisë publikoi shpalljen për ndarjen e 600-800 denarëve për familjet me të ardhura të ulta

(VIDEO) Ministria e Ekonomisë publikoi shpalljen për ndarjen e 600-800 denarëve për familjet me të ardhura të ulta

Ministria e Ekonomisë do të ndajë nga 600 deri 800 denarë për 7.500 amvisëri me të ardhura të ulëta. Shpallja publike për mbështetje financiare për energjinë e shpenzuar elektrike për amvisëritë që nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve, është publikuar sot.

Ministria e Ekonomisë

“Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpallje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve edhe atë për:

– person të vetëm deri në 15.194,00 denarë;

– amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë;

– amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000,00 denarë;

– amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë;

– amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë”.

Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës. Në këtë shpallje do të vlejë parimi i të ardhurave më të ulëta të amvisërive në vitin 2021 për secilën prej kategorive të përmendura në këtë shpallje, deri në shterimin e mjeteve të parashikuara në përputhje me programin. Mbështetja financiare ndahet në nivel mujor për shfrytëzues në kohëzgjatje prej 12 muajve. Afati për aplikim për këtë shpallje publike është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike. Formularet që duhet plotësuar dhe dokumentet e nevojshme mund të gjenden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe pastaj të kompletuara dorëzohen tek objekti i ministrisë.

Emine Ismaili /SHENJA/