` . (VIDEO) Ministria e ekonomisë për agjencitë turistike: Situata në të cilën gjendemi për momentin në kufizon në marrjen e vendimeve - TV SHENJA

(VIDEO) Ministria e ekonomisë për agjencitë turistike: Situata në të cilën gjendemi për momentin në kufizon në marrjen e vendimeve

Ministria e Ekonomisë nuk premton zgjidhje konkrete për punonjësit turistik, të cilët një ditë më parë në formë proteste e shprehën revoltën e tyre, për shkak se siç thanë janë lënë të harruar nga Qeveria. Në proncimin e tyre, ata thonë se si Ministria e Ekonomisë janë të kyçur në zgjidhjen e problemeve si për masat e ndërmarra deri tani ashtu edhe në hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në koordinim me Odat Ekonomike dhe punonjësit turistik. Megjithatë, shtojnë ata Qeveria është ajo që e ka në kompetencë të sjellë masa, ndërsa Ministria e Ekonomisë mund vetëm të dorëzoj propozime në Qeveri në kuadër të kompetencave që i ka.

Ministria e Ekonomisë

“Jemi të vetëdijshëm se agjensionet turistike kanë dëme të mëdha, por situata në të cilën gjendemi për momentin na kufizon në marrjen e vendimeve konkrete. Të gjitha propozimet e Odës Turistike do të rishikohen dhe do të mundohemi si Ministri e Ekonomisë për atë që është në kompetencë tonë, që të ju dalim në ndihmë për kërkesat e tyre”.

Punonjësit turistike nga protesta e djeshme thanë se deri tek protesta ka ardhur pasi kanë bërë kërkesë tek Ministria e Ekonomisë përmes Odave të tyre dhe për të njëjtat kërkesa ende nuk kanë marrë përgjigje, duke shtuar se dëmet nga mos fitimi gjatë këtyre 5 muajve i kanë shumë të mëdha. Ndër kërkesat e tyre janë pagë minimale prej 14 500 denarëve me 100% të kontributeve të paguara dhe subvencione prej 3 000-25 000 euro, varësisht nga fitimi që e ka pasur kompania në 2019-tën, prolongimi i krediteve për 6 muaj, si dhe kartat e gjelbra autobusët që nuk i kanë shfrytëzuar këtë vit, të mund t’i përdorin vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Shoqata e Agjencive Turistike ka deklaruar se 300 agjenci turistike me 5 mijë punëtorë do të mbyllen pasi humbjet llogariten 100 %. Ndërsa, kufijtë vazhdojnë që pa kufizime të mbeten të hapura vetëm për shtetin shqiptar.

Emine Ismaili /SHENJA/