(VIDEO) Ministria e arsimit do të shqyrtoj shtyrjen e gjysmëvjetorit

(VIDEO) Ministria e arsimit do të shqyrtoj shtyrjen e gjysmëvjetorit

Me qenë se në territorin e Shkupit ende është gjendje epidemie dhe paraqiten raste të reja të prekur nga fruthi, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk bëjnë të ditur nëse do të bëhet shtyrje e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2018/2019, që duhet të fillojë më 21 janar. Ministri Arbër Ademi thotë se në ligjin aktual për arsimin fillor parashihet vaksinimi dhe me rastin e regjistrimit të nxënësve në arsimin fillor, nga prindët duhet të paraqitet dëshmi se fëmiu i tyre i cili regjistrohet në shkollë fillore është i vaksinuar.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Ne jemi duke ndjekur prej së afërmi me seriozitet të madh të gjitha zhhvillimet të cilat kanë të bëjnë me fruthin dhe jemi në koordnim me Ministrin e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si insttucione kompetente përkatëse, përfshirë institucionet arsimore dhe ato paraarsimore dhe se varësisht prej situatave konkrete do të ndërmarrim edhe masa konkrete”.

Një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se janë hospitalizuar shtatë fëmijë nga mosha dy vjeçare, me simptoma të fruthit, për të cilët ende pritet vërtetim laboratorik. Të gjithë fëmijët janë nga Lisiçja e Re nga Shkupi dhe kanë vizituar çerdhen “Sonce”. Ndryshe,  nga 16 dhjetori deri sot gjithsej 22 persona janë hospitalizuar në klinikën infektive në Shkup. Nga to, 13 ende gjenden në spital, ndërsa nëntë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Pacienti më i vogël është një foshnje tetë muajshe, ndërsa më i madhi 33 vjet. Më së shumti të sëmurë ka në lagjen Lisiçja e re komuna e Aerodromit.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=moDoY3hDHf4