(VIDEO) Ministri Osmani arsyeton punësimin e Besmira Ejupit dhe gruas së deputetit

(VIDEO) Ministri Osmani arsyeton punësimin e Besmira Ejupit dhe gruas së deputetit

Çdo i ri që di gjuhë të huaja dhe është i përkushtuar mund të aplikojë për punë, kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka  komentuar  punësimin e Besmira Ejupit dhe bashkëshortja e Martin Kostovskit. Ministri për TV 24, tha se nuk ka nepotizëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Nuk ka asgjë të paligjshme gjatë punësimit. Ministria ka mungesë të kuadrove që do t’i përkushtohen punës së vështirë të diplomacisë. Punësimet e reja fillojnë me pagën minimale dhe duhen vite për të avancuar në karrierën e tyre. Është një profesion i vështirë, janë një lloj nomadësh që kalojnë gjithë jetën në vende të ndryshme. Zonja Kostovska është marrë nga Kumanova dhe tani është në një pozitë më të ulët se më parë”.

Sa i përket rastit të Besmira Ejupit,  Osmani tha se  Ejupi njeh gjuhë të huaja  dhe kishte certifikatë sigurie të rangut të lartë si anëtare e shërbimit të protokollit në ministrinë  ku ka punuar më parë.

BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Ministria e Jashtme ka nevojë për 50 vende pune, por tashmë Ministria e Financave ka miratuar 16. Çdo i ri që di gjuhë dhe dëshiron të përkushtohet mund të aplikojë. Ejupi është marrë nga Ministria e Sistemit Politik, ashtu siç merren me ligj edhe zyrtarët e tjerë”.

Ndërkaq, kjo përgjigje nga Ministri Osmani vjen pasi që  zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në një konferencë për shtyp, ka pyetur publikishtë për punësimet që bëhen në MPJ.

NAUM STOILLKOVSKI-ZËDHËNËS I VMRO DPMNE

Ky është rasti më i drejtpërdrejtë, më i fortë i nepotizmit, miqësisë, partizim të  korrupsionit, partishmërisë, shpërdorimit të pozitës zyrtare, ndikimit nga pozicioni, pse të mos ndikojë në tregtimin për votë në Parlament”.

Stollkovski më tej ka deklaruar se Maqedonia e Veriut po zhytet në krizë ekonomike dhe energjetike, populli ka frikë nga ushqimi , buxheti do të shpenzohet, siç i ka quajtur ai,  për kafshët shtëpiake dhe gratë e pushtetit antimaqedonas.

Samir Mustafa /SHENJA/