(VIDEO) Ministri Bekteshi paralajmëron kompanitë që nuk do të ulin çmimet

(VIDEO) Ministri Bekteshi paralajmëron kompanitë që nuk do të ulin çmimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se këtë javë do të bëhen analizat e çmimeve nëpër marketet dhe opinioni do të informohet për zbritjen e çmimeve. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai përsëriti se nuk do të lejohet keqpërdorimi i krizës në kurriz të qytetarëve. Bekteshi tha se kontrollet e inspektorëve janë përforcuar, ndërsa tha se tani më janë shqiptuar disa dënime.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Këtë javë do të bëjmë analiza direkte dhe fizike në marketet, ndërsa do të njoftojmë për përqindjen e uljes së çmimeve të prodhimeve dhe kompanitë që e kanë bërë këtë. Inspektorati Shtetëror i Tregut tani më punon në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve, janë intensifikuar kontrollet dhe drejtoresha dje tha se janë shqiptuar disa dënime”.

Bekteshi ka bërë të ditur  se masat e reja shtesë në ndihmë të ekonomisë tashmë janë projektuar dhe me gjasë do të shpallen në ditët në vijim.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Po përballemi me krizë energjetike dhe ekonomike. Institucionet çdo ditë janë të gatshme të plotësojnë nevojat e kompanive, ne kemi bërë për prodhuesit e produkteve bazë ushqimore, po punojmë për masa të reja, masat e reja tashmë janë projektuar për të ndihmuar më shumë ekonominë dhe me shumë mundësi, në ditët në vijim, së bashku me dhomat e tregtisë, do të dalim  me masat”.

Kemi bërë përgatitje në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, në fushën e kontakteve që I kemi me vendet e huaja dhe jo vetëm që qytetarët do të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike por edhe kompanitë edhe atë me çmime që do të jenë konkurruese jo vetëm në rajon por edhe në nivel evropian, tha Bekteshi. Medina Ajeti /SHENJA/