(VIDEO) Ministri Bekim Sali ka emëruar dy U.D në Klinikën për Fëmijë dhe Onkologji

(VIDEO) Ministri Bekim Sali ka emëruar dy U.D në Klinikën për Fëmijë dhe Onkologji

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Bekim Sali ka emëruar dy ushtruesit e detyrës drejtor në Klinikën për Fëmijë dhe në Onkologji, të cilët gjatë ditës së djeshme ishin shkarkuar nga detyra.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Për Ushtrues Detyre Drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve është emëruar Stojka Naceva Fushtiq, ndërsa për drejtor në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji është emëruar Violeta Klisarovska. Drejtorët janë emëruar si ushtrues detyre deri në emërimin e drejtorëve medicinal, pas shpallje së konkursit, por jo më gjatë se gjashtë muaj”.

Javë më parë në Klinikën e Onkologjisë në Shkup pati dyshime që për pacientë të vdekur nga kanceri akoma mbeten historitë e hapura me qëllim të shfrytëzimit të barnave që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, gjithashtu u publikuan dokumente të klinikës së fëmijëve ku shihej se si drejtoresha përfitonte plus pagës duke keqpërdorur ”kujdestarinë”si mjet për të ardhur deri te paga më e madhe mujore.

Vendimi për shkarkimin e drejtorëve në klinikat përkatëse erdhi pas shqyrtimit të raporteve të revizionit, ku siç kishte njoftuar minstri Sali se Ministria e Shëndetësisë e revidon punën e 12 klinikave.

Medina Ajeti /SHENJA/