` . (VIDEO) Milot Rashica shënon ndaj Bayernit të Mynihut - TV SHENJA

(VIDEO) Milot Rashica shënon ndaj Bayernit të Mynihut

Një super gol i Milot Rashicës nuk i ka mjaftuar Verder Bremenit i cili sonte u mposht 6:1 nga Bayerni i Mynihut në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Bundesligën Gjermane. Në minutën e 24-të sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mori një top nga mesi i fushës dhe u nis i vetëm në kundërsulm dhe me një të djathtë të fortë mposhti portierin Nojer për epërsi 1:0. Megjithatë fitorja u takoi bavarezëve pasi deri në fund shënuan 6-të gola, me anë të Koutinjos, Levandovskit dhe Mylerit. /SHENJA/