(VIDEO) Micotakis: Në marrëveshjen e Prespës ka gabime të mëdha që nuk mund të përmirësohen

(VIDEO) Micotakis: Në marrëveshjen e Prespës ka gabime të mëdha që nuk mund të përmirësohen

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ka kritika për Marrëveshjen e Prespës. Në një intervistë për televizioni grek “Antena”, Micotakis thotë se kritika e tij për marrëveshjen nuk i referohet emrit, por i referohet gjuhës maqedonase dhe etnisë maqedonase. Ndërsa shton se vazhdon të besoj se ky është një gabim i madh. Por, megjithatë, siç tha Greqia po përpiqet për marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut.

 Kirjakos Micotakis, kryeministri grek

“Që nga momenti kur ndodhi, ne i kemi të gjitha arsyet që të përpiqemi për marrëdhëniet më të mira të mundshme me Maqedoninë e Veriut dhe kryesisht për të zgjeruar ndikimin tonë ekonomik. Sepse për momentin Greqia po bëhet sërish protagoniste e hartës energjetike të Ballkanit, jo vetëm në atë që po ndodh në Greqi. Greqia është një burim natyror i kontributit të energjisë në Ballkan dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ne synojmë ta shfrytëzojmë sa më shumë rolin tonë”.

Ai është pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse përmes kësaj sipas tij,  Greqia do të ketë mundësinë të bëjë presion për zbatimin e marrëveshjes dhe të shërojë çdo dobësi aq sa e lejon kuadri ligjor.

Kirjakos Micotakis, kryeministri grek

“Është plotësisht në përputhje me pikëpamjet për Marrëveshjen e Prespës të paraqitura përpara se partia Demokracia e Re të vinte në pushtet,  do të kishte qenë shumë e lehtë dhe e dobishme  nëse do të kisha thënë në prag të zgjedhjeve se do të anulojë marrëveshjen. Por, nuk e kam bërë këtë sepse jam një politikan serioz dhe e di shumë mirë që marrëveshjet nuk mund të ndryshohen”.

Marrëveshja Prespës e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, rezultoi në ndërrimin e emrit të vendit tonë, nga emri “Maqedonia”, në “Maqedonia e Veriut”.

Emine Ismaili /SHENJA/