(VIDEO) Mickoski: Qeveritarët tanë po angazhohen për interesat e Shqipërisë

(VIDEO) Mickoski: Qeveritarët tanë po angazhohen për interesat e Shqipërisë

Partia opozitare VMRO-DPME hedh dyshime se nesër do të mbahet seancë qeveritare, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osamni do të nënshkruaj protokoll për mbajtjen e seancës së dytë qeveritare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me çka do të aprovohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgаre. Këtë e tha  kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili edhe sot iu bashkua protestave përpara qeverisë, prej ku bëri thirrje  thirrje që përfaqësuesit qeveritar ta dëgjojnë zërin e popullit që thonë “JO”  për propozimin francez.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Atë që unë e kam si informacion është se gjatë ditës së nesërme në seancën qeveritare, Bujar Osmani do të nënshkruaj formalisht protokollin për seancën e dytë ndërqeveritare mes qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me këtë praktikisht qeveria do të pajtohet me procesverbalin e parë ndërqeveritar dhe më tej kur të krijohen kushtet do ta pranojë kornizën negociuese në të cilën janë të përfshira historia, arsimi, kultura. Pres që sëpaku të rimendohen deri nesër dhe ta dëgjojnë zërin e këtyre njerëzve që thonë “JO”, asaj që i bëjnë identitetit maqedonas”

Mickoski më tej tha se këtë që po e bënë Еkzekutivi është se do i mundësoj Shqipërisë që të fillojë negociata me BE-në dhe jo Maqedonisë së Veriut.

 Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Këtë që do ta bëj qeveria është data për fillimin e negociatave për Edi Ramën, dhe jo për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Tek ne përsëri nuk do të fillojnë bisedimet dhe kjo duhet të jetë për të gjithë e qartë padallim nëse është maqedonas, shqiptar, turk, serb, vllah duhet ta dijnë se tek ne nuk nisin bisedimet dhe ne do të presim përsëri me vite”

Mickoski edhe njëherë përsëriti se në qoftë se pranohen kërkesat e tyre për heqjen e katër pikave nga propozimi francez, të cilët kanë të bëjën me ndryshimet kushtetuese dhe nënshkrimin e protokollit mes minisrive të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veirut për senacën e dytë ndërqeveritare, të cilat lidhen me historinë,  atëherë edhe ai do të pajtohet me propozimin francez.

VMRO-ja opozitare edhe sot vazhdoi protestën e tyre  para qeverisë, ndërsa prej mbrëmjes së djeshme kanë vendosur tenda përpara ndërtesës së ekzekutivit, për të cilët protestuesit thonë se nuk do t’i heqin derisa të hiqet dorë nga propozimi francez.

Linda Ebibi /SHENJA/