(VIDEO) Mickoski nuk shkon në takimin e liderëve, partitë e tjera mendohen

(VIDEO) Mickoski nuk shkon në takimin e liderëve, partitë e tjera mendohen

E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut është prioritet dhe duhet të zgjidhet me konsensus të gjerë politik e shoqëror. Kjo është tema e takimit që kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i fton liderët e partive parlamentare të marrin pjesë në këtë takim, ku theksi i tij do të jenë ndryshimet kushtetuese. Takimi mes liderëve  është paraparë  të mbahet të hënën e ardhshmen në Kuvendin e Repbulikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria

“Takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”

Kësaj ftese të kreut të qeverisë, lideri opozitar maqedonas, Hristijan Mickoski, i’u përgjigjë negativisht. Sipas tij, nëse do duhej të ndodhte një takim liderësh, atëherë duhej të bisedohej për problemet kyçe të qytetarëve, për krizën ekonomike, energjetike, pagat e ulëta, inflacioni, pasi sipas tij tema e ndryshimeve kushtetuese është temë që përçan dhe nuk bashkon.

Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-së

“Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së opinioni e di dhe ky është i pandryshueshën, konstant, se në këto rrethana ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.  Kjo temë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve se si ta kalojnë muajin, nuk do të ketë vende punë për qytetarët, nuk do ta zvogëlojë korrupsionin, nuk do të ketë arsimim më të mirë, për këtë arsye e këshillojë Qeverinë se përderisa organizon këtë takim liderësh, të mblidhemi të gjithë sëbashku dhe të diskutojmë për problemet aktuale të cilët i kanë të gjithë qytetarë”

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se është i domosdoshëm një takim liderësh për çështjet jetike, për të cilat duhet të ketë konsensus të gjërë politik dhe ndëretnik.Ata vlersojnë se është vendimi i duhur një takim mes partive politike.

Arbër Ademi, deputet i BDI-së

“Është e rrugës që të mbahet një takim i tillë, aq më tepër kur kemi parasyshë se për ndrsyhimet kushtetuese nevojiten 2/3 e votave në Kuvend, që imponon domosdoshmërisht bashkëpunimin, bashkërendimi, kohabitacionin e partive politike parlamentare”.

Partia në Pushtet, Alternativa ende nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas marrjes të së njëjtës do ta shqyrtojnë agjendën dhe do t’i përgjigjen.

Alternativa

“AlternAtivA tashmë është deklaruar se përkitazi me temën e heqjes së 20%-shit nuk kemi asnjë dilemë a duhet ta mbështesim dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë takim të veçantë. Për këtë çështje tashmë janë të gatshme edhe partitë joshqiptare dhe kjo nuk është më temë që imponon ndonjë takim të veçantë të partive politike shqiptare. Nëse ka rrethana të tjera dhe tema të tjera, ftesat e tilla do të shqyrtohen. Për takimin e paralajmëruar nga Kryeministri ne nuk kemi marrë akoma ftesë dhe nuk e dimë agjendën. Pasi të marrim ftesë dhe ta shohim cila është agjenda, gjithsesi që do të përgjigjemi”.

Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, thonë se nesër do të vendosin për pjesëmarrjen e tyre në takimin e liderëve partiak.

Aleanca për Shqiptarët

“Nesër mban takim komisoni për organizim të Kongresit, që ka kompetencat e Kryesisë dhe do të sjell vendim lidhur me ftesat për takim të liderëve”.

Edhe partia opozitare Lëvizja Besa ende nuk e ka marrë ftesën,  dhe thonë se për një gjë të tillë janë njoftuar përmes mediumeve, ndërsa në momentin që do e kenë të njëjtën, atëherë organet partiake do ta shqyrtojnë se nëse do i përgjigjen pozitivisht apo jo.

Linda Ebibi /SHENJA/