(VIDEO) Mickoski i bindur se presidencialet do t’i fitojë kandidati i VMRO-së

(VIDEO) Mickoski i bindur se presidencialet do t’i fitojë kandidati i VMRO-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret fitore të partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai tha se president i shtetit bëhet ai kandidat që do të mbledh numrin më të madh të votave të përfaqësuesve të të gjiha bashkësive etnike në Maqedoni.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Unë personalisht pres një fitore të madhe nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale. VMRO-DPMNE është parti politika e cila në mënyrë transparente u drejtohet qytetarëve të gjithë kandidatëve të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkurs, dhe kuptohet përmbushin të gjitha kriteret që janë të parapara me ligj. Konkursi zgjatë deri më 31 janar dhe atëherë opinioni do ti dijë emrat që janë paraqitur në këtë konkurs. Nga kandidatët e paraqitur në konventën e VMRO-DPMNE-së do të zgjidhet ai që do të ofrojë program më të mirë”

Mickoski ka shtuar më tej se kanë komunikim të rregullt me krerët e partive politike shqiptare dhe se pavarësisht faktit që ato takime nuk janë zyrtare, zhvillohen në nivele të ndryshme, duke e përfshirë edhe çështjen e presidentit.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Mbetem në parimin se në këtë shtet qytetarët duhet t’i ndajmë  në ata që janë lojalë dhe ata që nuk janë, dhe jo sipas parimit etnik. Ishte gabim në të kaluarën që janë keqpërdorur bashkësitë etnike. Kjo nuk duhet të jetë praktikë për të ardhmen. Në RM duhet të fitojë kandidat për president, ai që do të mbledhë shumicën e votave të qytetarëve të RM-së”

Sa i takon ligjit për korrupsion Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE nuk do ta mbështet atë në formën në të cilën është tani. Ai ka theksuar se vërejtjet e partisë së tij që janë dhënë gjatë punimeve të grupit të punës janë principiele dhe shpreson që LSDM do të tërhiqet nga paralajmërimi për vendosjen e këtij ligji në procedurë kuvendore me flamur evropian.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=jCK-RFcHb4w