(VIDEO) Micevski: VMRO-DPMNE nuk është kundër futjes së bullgarëve në kushtetutë

(VIDEO) Micevski: VMRO-DPMNE nuk është kundër futjes së bullgarëve në kushtetutë

VMRO-DPMNE nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, por problemet nuk përfundojnë me hapjen e kushtetutës dhe futjen e Bullgarëve në të. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së Nikolla Micevski, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë thotë se Marrëveshja me Bullgarinë ka pasoja negative dhe përmban politika diskriminuese ndaj popullit maqedonas.

NIKOLLA MICEVSKI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË VMRO-DPMNE
“Absolutisht nuk jemi kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, ne e kemi thënë qëndrimin tonë, megjithatë ka shumë punë në Marrëveshje që janë bazë e të gjitha pretendimeve asimiluese të shtetit tonë fqinj ndaj nesh. Le të zgjidhen të gjitha çështjet problematike lidhur me këtë. Absolutisht nuk jemi kundër bullgarëve dhe jo vetëm kundër bullgarëve por as ndaj të tjerëve që të bëhen pjesë e kushtetutës. Megjithatë problemet nuk përfundojnë këtu, ja me hapjen e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në të. Ne kemi një korrnizë të caktuar negociuese ku një problem dypalësh, që u paraqit këto vite, pas asaj marrëveshjeje të famshme me Bullgarinë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, paraqitet si problem”.

Micevski tha se pas hedhjes poshtë të iniciativës për referendum nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi, VMRO-DPMNE po mendon për hapat e mëtejshme që do të ndërmerr, por një iniciativë të re për referendum nuk e shohin si opsion .

NIKOLLA MICEVSKI, KOORDINATOR I GRUPIT PARLAMENTAR TË VMRO-DPMNE
“Në ditët e kaluara keni parë se cilat ishin reagimet dhe si reagonin ekspertët dhe qytetarët pas hedhjes poshtë të kësaj iniciative. Vendimi i Talat Xhaferit është absolutisht i padrejtë dhe jokushtetues, pasi e mori edhe detyrën e Gjykatës kushtetuese dhe të plenumit në Kuvend. VMRO-DPMNE po mendon për shumë hapa, ndërsa keni parë se edhe nëse në këtë moment dorëzojmë iniciativë të re, mënyra e funksionimit të Kuvendit, që kur kryeparlamentar është Talat Xhaferi është ashtu siç është, pra e njejta do të hidhej përsëri poshtë”.

Micevski tha se duke pasur parasysh çështjen e ndryshimit të emrit të shtetit dhe çështjet e tjera të ngjajshme, qytetarët nuk kanë garanci që gjatë hapjes së cilit do kapitull, ndonjëri nga fqinjët  anëtarë të BE-së nuk do të kundërshtojnë apo të vënë veto për ndonjë kapitull të caktuar apo për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. /SHENJA/