(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot shumë të ftohtë për nesër

(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot shumë të ftohtë për nesër

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me temperatura maksimale  disa gradë Celsius nën zero ose rreth zeros, do të mbizotërojnë në vend ditëve në vijim, ndërsa më ftoftë pritet të jetë të martën në mëngjes kur thuajse në të gjithë vendin temperaturat do të ulen nën minus 10 gradë Celsius ndërsa në shumë vende edhe nën minus 15. Në Pellagoni pritet që temperaturat të ulen deri në minus 18 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë reshje të reja të borës nga mesi i javës, gjegjësisht të mërkurën dhe një gjë e tillë pritet të jetë më e theksua në pjesën perëndimore të vendit edhe pse në pjesët lindore moti do të jetë shumë i ftohtë.

Temperaturat e ulëta nën zero tashmë disa ditë e kanë përfshirë vendin, ndërkaq mëngjesin e sotëm më së ftohti ka qenë në Berovë ku termometri ka shënuar minus 14 gradë Celsius, në Manastir, Lazaropole dhe Strumicë poashtu ka qenë shumë ftohtë me temperaturë minus 12 gradë Celsius, në Prilep dhe Mavrovë minus 11, në Krushevë minus 10, ndërsa në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë temperaturat ishin minus 4.

Reshje më të mëdha të borës janë regjistruar në Mavrovë, ku shtresa e borës ka arritur në 65 centimetra. Në Krushevë shtresa e borës ka arritur në 30 centimetra, në Manastir 27 dhe nga 10 centimetra në Demir Kapi dhe Berovë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=bLc8MJbw3go