` . (VIDEO) “Merhamet” shpërndan kurbanë për 5 mijë familje - TV SHENJA

(VIDEO) “Merhamet” shpërndan kurbanë për 5 mijë familje

Organizata humanitare kulturore “Merhamet” edhe këtë vit ka vazhduar aksionet tradicionale të shpërndarjes së kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Merhamet”, së bashku me Gjysmë Hënën e Kuqe “Kizilay” nga Turqia do të ndajnë mbi 3000 mijë pako me mish kurbani për familjet në nevojë, dhe me Organizatat të tjera si IHH nga Turqia, WEFA Gjermania dhe Fondacionin e Rinisë Islame nga Zvicra. Organizatorët thonë se synojnë që me këtë aksion humanitar të ndihmojnë rreth 5.000 familje në të gjithë vendin.

Erduan Dauti, OHK “Merhameti”

“Sot fillojmë me aksionin e shpërndarjes së kurbanave. Ne si organizatë kulturore humanitare në bashkëpunim me bashkëpuntorët tanë sot fillojmë me therrjen e 100 kurbanëve të mëdhenj të cilët janë donacion nga Gjysmë Hëna Turqisë apo ‘Kizilay’, ku me këtë doncaion kemi paraparë të përfshijmë 3.000 familje, dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe aksionin e kurbanave ku kemi edhe 50 kurban tjerë, të cilët janë donacion nga IHH prej Turqisë, WEFA nga Gjermania dhe Fondacioni i Rinis Islame nga Zvicra, domethënë gjithsej nëpër tërë Maqedoninë planifikojmë t’i përshijmë rreth 5.000 familje me aksionin e kurbanave”.

“Merhamet” për vite më radhë me rastin e festës së Kurban Bajramit, bën aksione humanitare, me ç‘rast shumë familje me mundësi të pakta ekonomike ndihmohen nga kjo organizatë. Drejtuesit e shoqatës premtojnë  se edhe në festat e ardhshme do ta vazhdojnë traditën disavjeçare.

Linda Ebibi /SHENJA/