(VIDEO) MEPSO planifikon të investojë vitin e ardhshëm 16 milionë euro në rrjetin e transmetimit

(VIDEO) MEPSO planifikon të investojë vitin e ardhshëm 16 milionë euro në rrjetin e transmetimit

Sistem operativ i transmetimin MEPSO në vitin 2022 ka realizuar 42.48 për qind të planit të përgjithshëm investues, që është dy herë më shumë se përqindja e realizmit të investimeve në vitin 2021. Drejtori i përgjithshëm i MEPO-s, Orhan Murtezani, tha se për vitin e ardhshëm planifkiojnë investime vetanake në rrjetin e transmetimit në vlerë prej 16 milionë eurove.

Orhan Murtezani, drejtor i përgjithshëm i MEPSO-s

“Situatën në sistemin e transmetimit të energjisë në përgjithësi e vlerësojmë si të qëndrueshme dhe me devijime minimale ose devijime brenda kufijve të pranueshëm në mënyrë që të mos presim vështirësi në menaxhimin e sistemit. Pritet që i njëjti trend të vazhdojë edhe në të ardhmen”

Murtezani theksoi se kërkesën që e ka dorëzuar në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, për rritjen e tarifës transmetuese për 29.7 për qind nga 1 janari I vitit të ardhshëm është bazuar në çmimet e larta për mbulimin e humbjeve në rrejtin e trnasmetimit.

Orhan Murtezani, drejtor i përgjithshmëm i MEPSO-s

“Ne tashmë jemi në përfundim të marrëveshjes me EMV me çmim prej 220 euro për megavat orë për të mbuluar humbjet në sistem. Është një çmim mjaft i lartë që ushtron presion mbi tarifën tonë të transmetimit. Ushtrojnë presion nga çmimet e larta të energjisë elektrike për nevojat vetanake të ndërtesës administrative dhe të të gjitha objekteve në pronësi të SHA MEPSO, por edhe dhënia me qira e kapacitetit të bilancit, që realisht bën shumë presion në anën e shpenzimeve”

Sado që të rritet çmimi i tarifës sonë të transmetimit nuk do të ketë ndikim mbi 5 për qind në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend, theksoi  Murtezani.

MEPSO, siç tha ai, aktualisht pranon 10 herë më shumë kërkesa për kyçje në burimet e ripërtëritshme të energjisë – termocentralet fotovoltaike dhe me erë sesa mund të lidhet realisht në sistem dhe të mos ketë problem me balancimin e energjisë.

Linda Ebibi /SHENJA/