(VIDEO) “Megjashi”: Jo luftës, të ndërtohet kultura e paqes

(VIDEO) “Megjashi”: Jo luftës, të ndërtohet kultura e paqes

Shkolla e mesme ekonomike-juridike e qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” në bashkëpunim me Ambasadën Botërore të Fëmijëve “Megjashi”, në kuadër të programit”Arsim Paqësor” përcollën mesazhin se bota ka nevojë për paqe dhe jo luftë dhe se e njejta duhet ndërprerë me çdo kusht. Profesori Enver Ajdini, organizator i këtij aktiviteti deklaroi se duhet të punohet në arsimin paqësor në mënyrë që të ndërtohet një kulturë e cila do t’i zgjidh të gjitha konfliktet dhe do t’i thotë jo luftës.

ENVER AJDINI PROFESOR, ORGANIZATOR

“Jemi një grup profesorësh të cilët jemi pjesë e “Arsimit Paqësor” në kuadër të ambasadës së parë për fëmijë në botë ‘Megjashi’. Sot për nder të ditës ndërkombëtare të paqes, organizojmë një ngjarje në bazë të së cilës do të lëshojmë një mesazh deri në të gjithë botën , një mesazh të paqes, mesazh kundra luftave, të mbizotron dashuria, mirkuptimi dhe gjërat të cilat I afrojnë njerëzit jo gjëra të cilat i largojnë dhe vijnë deri te lufta, prandaj me një proces të improvizuar gjyqësor sot do të dënohet lufta dhe do të fitojë paqja”.

Drejtori i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac, tha se nëpërmjet programit “Arsim Paqësor” po ndërtohet kulturë e cila ka për qëllim mirëkuptimin dhe respektin e njëri tjetrit, kulturë e cila do t’i thotë jo dhunës.

DRAGI ZMIJANAC, DREJTOR I AMBASADËS SË FËMIJËVE “MEGJASHI”

“Është sfidë e madhe t’i shohim nxënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” në klinikën juridike se si do ti paraqesin qëndrimet në luftën për paqe dhe ato të cilët kanë argumente për luftë. Sigurisht nëpërmjet programit për “Arsim Paqësor” ndërtojmë kulturë kundra dhunës, mirëkuptim të njëri tjetrit, respect që nga mosha e tyre e re, por argumentet këtu do të na tergojnë se si sillen të rriturit. Në fakt pres që kjo të jetë një reflektim i gjithë asaj që ndodh në nivel botëror”.

Nxënësit si pjesëmarrës të këtij aktiviteti me mesazh të rëndësishëm mbi paqen thane se bota ka nevojë për paqe, prandaj liria dhe lumturia i takojnë të gjithë botës.

NXËNËS

“Për shkak që sot është dita ndërkombëtare e paqes në botë, shprehem dëshirë që të merrnim pjesë në këtë manifestim, sepse bota ka nevojë për paqe, ka nevojë që fëmijët të shkojnë në shkollë të lirë, të mos ketë lufta,  të mbizotrojë lumturia dhe harmonia në jetë”.

NXËNËS              

“Si mesash, mendoj që të ndalohet prodhimi i armëve, të ketë paqe në botë, të mos bëhen lufta, fëmijët të kthehen në shkolla, të vazhdojë jeta normale në gjithë botën dhe nëse ndalohet prodhimi i armëve atëherë ndalon edhe lufta dhe mbizotëron edhe paqja”.

Përfaqësuesit e aktivitetit thanë se duhet të punohet më shumë në projekte të tilla, të cilat kanë për qëllim paqen botërore.

Medina Ajeti /SHENJA/