(VIDEO) Matarella: Evropa duhet ta ndihmojë ballkanin jo vetëm me fjalë

(VIDEO) Matarella: Evropa duhet ta ndihmojë ballkanin jo vetëm me fjalë

Italia vazhdimisht do të jetë në anën e RMV-së dhe do ta mbështes rrugën që çon drejtë antarësimit në BE. Kështu deklaroi presidenti italian Serxho Matarela që po qëndron për vizitë zyrtare në RMV, pas takimit me homologun e tij Stevo Pendarovskin. Matarela e mbështeteti kërkesën e presidentit Pendarovski që BE të vendos mekanizëm, të ngjashëm si gjatë pandemisë, përmes të cilit do t’i ndihmohet Maqedonisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u përballur me krizën energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe kërcënimeve ruse.

Sergio Mattarela, president i Italisë

“Për fat të keq, agresioni rus ndaj Ukrainës e shkaktoi këtë krizë eenrgjetike. Jam i bindur se është i nevojshëm solidaritet i madh në këtë fushë. Nga ana e BE-së duhet të vendosen mekanizma konkrete të cilat do të ndihmojnë rreth krizës energjetike të jenë praktike, jo vetëm teorike. Kjo është një rritje e paimagjinueshme e madhe e çmimeve të energjisë. Evropa duhet të punojë shumë shpejtë për një zgjidhje alternative për gazin nga Rusia, të ju ikë bisedimeve me ato që ofrojnë energjensa ruse dhe të pavarsohet nga gazi rus”.

Ndërkaq, Pendarovski i cili bëri me dije se ka kërkuar mbështetje nga shteti italian për përballje me krizën energjetike, u shpreh se mbështetje ka marrë edhe nga Sllovakia, përmes presidents, Zuzana Çaputova, e cila para dy dite ishte në vendin tonë.

Stevo Pendarovski, president i RMV-së

“Kjo iniciativë tashmë është mbështetur nga Sllovakia dhe se as vendet më të mëdha nuk mund të përballen të vetme me krizën energjetike. Objektivisht kapacitetet tona të prodhimit të energjensave janë të vjetruara dhe një nga zgjidhjet alternative është pikërisht ndihma e BE-së përmes një mekanizmi evropian, i cili do të krijohej për këtë”.

Matarela është presidenti i parë italian që pas 23 vieteve viziton vendin tonë. Ai takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin.

Emine Ismaili /SHENJA/