(VIDEO) Marzhi i tregtimit të rrymës nuk mund të jetë më i lartë se 10%

(VIDEO) Marzhi i tregtimit të rrymës nuk mund të jetë më i lartë se 10%

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miratuar dy vendime përmes të cilave synohet t’u dilet në ndihmë kompanive sa i përket furnizimit me energji elektrike, kështu deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi  infromoi se marzhi më i lartë i tregtimit të energjisë elektrike për të gjitha kompanitë tregtare dhe tregtarët individualë që tregtojnë në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë është vendosur maksimalisht 10%.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Marzhi i tregtimit për pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike do të llogaritet mbi çmimin mesatar të energjisë elektrike për MWh nga Bursa Hungareze e Energjisë Elektrike (HUPX) në baza ditore ose për orë, mbi çmimin e energjisë elektrike për MWh në kontratat dypalëshe dhe çmimin e energjia elektrike për MWh në kontratat e furnizimit me energji elektrike. Dhe ky vendim do të zbatohet deri më 15 prill të vitit të ardhshëm”.

Kreshnik Bekteshi theksoi se për të gjitha ato instuticone të cilët nuk do t’i ndjekin remokandimet e qeverisë për të kursyer energjinë elektrike, do t’i shpallin të gjitha të dhënat në përqindje se sa kanë kursyer, ndërsa për të nejtit do të kërkohet përgjegjësi.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Fatkeqësisht një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve publike, qofshin  ata institucione në kuadër të pushtetit lokalë apo qendror, por e kam patjetër të themë që shumica prej tyre është nën kompetencat e pushtetit lokalë, ende edhe pse jemi në shtator nuk kanë kyçyr marrveshje për t’u furnizuar me energji elektrike, që mënyr automatike e rëndojnë buxhetit e po të njejtat instuticioneve dhe në vendë që aj buxhet të shfrytzohet për përmisimin e kualitetit të arsimit për projekte infrastrukturore në kuadër të komunave, por edhe në kuadër të pushtet qendror ai buxhet paguhet në mënyrë të pa përgjegjëshme nga udhëheqësit e atyre instucioneve për furnizim me energji elektrike”

Ai më tej tha se Komisioni Rregullator i Energjisë ka bërë një ndryshim në Rregulloren e Furnizimit me Energji Elektrike si mjet i fundit ku marzhi i llogaritur nga furnizuesi final është ulur nga 50% në 20%”.

Samir Mustafa /SHENJA/