(VIDEO) Marshi i protestës rikthehet nga “Skënderbeu”

(VIDEO) Marshi i protestës rikthehet nga “Skënderbeu”

Protestat e VMRO-DPMNE-së opozitare vazhdojnë edhe sot. Protestat me moton “Ultimatum – Jo faleminderit!”, janë planifikuar që të kthehen në rutën e vjetër, nga Qeveria, përskaj Ministrisë së Jashtme për të përfunduar te Parlamenti. Marshuta e protestës së sotme sërish përmes sheshit “Skënderbej”, në orën 19:00.

Organizatorët paralajmëruan se do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mbështetur presidentin e Sindikatës diplomatike të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dabiq, i cili u suspendua. Ata kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkojnë nga Ministria e Brendshme që të sigurojë protokolle që të mos ketë incidente si javën e kaluar.

VMRO-DPMNE edhe sot bëri thirrje për dalje sa më masive të qytetarëve në protestë.

VMRO-DMNE

Fakti që Qeveria nuk respekton vullnetin e popullit rezulton me protesta masive të përditshme në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë. Për këtë VMRO-DPMNE edhe sot jep mbështetje dhe fton qytetarët të marrin pjesë në protestën masive, dinjitoze dhe të zëshme mbarëkombëtare, e cila do të filloj në orën 19:00 para godinës së Qeverisë.Popullin askush nuk ka arritur ta fitoj. Prandaj, sa më të shumtë në numër dhe të motivuar të themi Ultimatum, JO faleminderit”.

Kujtojmë se pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

Propozimi francez gjendet në Kuvend, ndërsa VMRO vazhdimisht po bënë apel që i njëjti të mos votohet.

Emine Ismaili /SHENJA/