(VIDEO) Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të në botë për nga vdekshmëria

(VIDEO) Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të në botë për nga vdekshmëria

Maqedonia e Veriut është në vendin e 42 për nga shkalla e vdekshmërisë, sipas listës së CIA-s, në të cilën janë radhitur 229 shtete në botë.

Maqedonia e Veriut ka koeficient prej 9.61 raste të vdekjeve në 1000 banorë, në nivel vjetor. Koeficienti, sipas metodologjisë së analizës, llogaritet si mesatare e numrit vjetor të rasteve të vdekjeve në 1000 banorë në mes të vitit.

Sipas listës së CIA-s, Serbia është në vendin e parë në botë për nga vdekshmëria me koeficient prej 16.39, ndërsa Katari është në vendin e fundit  me koeficient  1.42 raste të vdekjeve në çdo 1000 banorë.

Në dhjetë vendet e para, përveç Serbisë, janë edhe Rumania, Lituania, Letonia, Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia. Të gjitha këto vende janë nga Evropa, ndaj i njëjti grup zë dhjetë vendet e para në listën e vendeve evropiane me vdekshmërinë më të lartë.

Ndërsa nga vendet me vdekshmëri më të ulët, përveç Katarit që është renditur I 229 në listë, janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe me koeficient 1. 56 dhe kuvajti me koeficient 2.25.

Nga vendet nga territoret e ish-Jugosllavisë, Kroacia është në vendin e 10-të, Sllovenia është e 28-ta, Mali i Zi i 30-ti dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 32-ta.

Kosova  është renditur në vendin e  83 –të me koeficient 8.12, ndërsa  Shqipëria është  në vendin e 111 me koeficient 7,31 raste të vdekjeve në 1 000 banorë.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar kanë vdekur 28.516 persona. Shkaku më i zakonshëm i vdekjes ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (35,9 %), komplikimet nga COVID-19 (20,6 %), neoplazmat (13,8 %), sëmundjet endokrine, ushqimore dhe metabolike (5,8 %) dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes ( 4.2 %). / SHENJA/