(VIDEO) LSDM: Të hetohet përfshirja e dyshuar e Mickoskit në tenderin 136 milionësh

(VIDEO) LSDM: Të hetohet përfshirja e dyshuar e Mickoskit në tenderin 136 milionësh

LSDM-ja vlerëson se përderisa Hristijan Mickoski hesht, opinioni pret përgjigje për rolin e tij në tenderin e dyshimtë prej 136 milionë eurosh të dedikuar për termocentralin e ujërave të zeza në Shkup. partia në pushtet thekson se ky tender ka qenë shkak i sherrit ndërmjet kryetares së Shkupit Danela Arsovska dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Vodovod” Zlatko Perinski, të dy figura nga kampi i Mickoskit. Perinski ka qenë shef i kabinetit të Mickoskit, ndërsa Arsovska ka qenë kandidati i tij të cilin ai personalisht e ka promovuar para zgjedhjeve lokale, tha në një konferencë për media, zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËSI I LSDM-SË

“Ish-kandidati për kryeministër, Mickoski, tani po luan rolin e kryetarit spiun për të ndërhyrë në tenderë, për të pasur ndikim dhe për të realizuar interesat personale dhe interesat e grupeve të caktuara të biznesit. Është edhe një dëshmi se nuk ka ndryshim në VMRO-DPMNE, se Mickoski është i njëjtë me mentorin dhe paraardhësin e tij, Nikolla Gruevski”

Më tej, Kaevski theksoi se ishte Arsovska ajo që ka treguar në publik se Mickoski kishte më shumë informacion për detajet e tenderit, diçka që ai nuk duhej ta dinte, duke nënkuptuar përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në tender. Prandaj, LSDM kërkon nga institucionet kompetente ta zbardhin këtë rast, t’i kenë parasysh të gjitha aspektet dhe t’i lokalizojnë përgjegjësit. /SHENJA/

/SHENJA/