(VIDEO) LSDM: Mickoski i ngjan Gruevskit, u bën presion krerëve të komunave

(VIDEO) LSDM: Mickoski i ngjan Gruevskit, u bën presion krerëve të komunave

Në VMRO-DPMNE nuk ndryshon asgjë. Shihet se Hristijan Mickoski po vazhdon praktikën e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski, të ndërhyjë në punën e të gjithë kryetarëve të komunave. Ky është vlerësimi i fundit i LSDM-së, e cila thekson se është e qartë se edhe Mickoski ka interesa të caktuara, prandaj edhe sherri me Danela Arsovskën ka qenë për “para të lira”.

LSDM

 “Mickoski dhe Arsovska kërkuan falje para gjithë opinionit për paratë nga tenderi me vlerë 136 milionë euro para të popullit. Në vend të projekteve, propozimeve dhe zgjidhjeve qytetarët e Shkupit panë vetëm partizim të institucioneve, mospunë dhe grindje për para. Qytetarët nuk e meritojnë këtë”

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE pretendon se kryetarja e Qytetetit të Shkupit, Danela Arsovska është shantazhuar nga qeveritarët me kallëzime penale dhe punon për LSDM-në. Sipas partisë opozitare, Arsovska e përfshiu veten në një koalicion të sapoformuar që financohet dhe kontrollohet nga strukturat parapolicore të LSDM-së.

VMRO-DPMNE

“Pyetja e vërtetë është se cili është shantazhi pas të cilit Arsovska detyrohet të punojë për LSDM-në dhe t’i largojë njerëzit nga puna. Mos vallë se është kapur në dyshim për korrupsion prej 160 milionë eurosh për impiantin e trajtimit, veprime të paligjshme që janë konfirmuar nga Banka Europiane e Investimeve? A është për shkak se Arsovska ka qenë e lidhur me djegien e veturës së drejtorit ekzekutiv të Unionit të Odave Ekonomike dhe dështimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndërmarrë veprime konkrete për këtë rast”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska i ka ashpërsuar raportet me drejtuesit eVMRO-së, parti e cila e mbështeti për të fituar garën për kreun e qytetit. Disa prej drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhanë dorëheqje pasi deklaruan se nuk pranonin diktatin nga Arsovska. Por, kryetarja e kryeqytetit është mbrojtur duke thënë se u kishte kërkuar drejtorëve që të largoheshin, duke i akuzuar se merrin direktiva nga partia e jo nga institucioni ku shërbenin.  /SHENJA/