(VIDEO) LSDM: Mickoski është paraziti më i madh në vend

(VIDEO) LSDM: Mickoski është paraziti më i madh në vend

Ja pra, ky është paraziti, Mickoski merrte gati 100.000 denarë në muaj gjatë kohës kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, ndërsa  paga minimale ishte 8.000 denarë, kështu kanë reaguar nga partia qeveritare LSDM. Sipas LSDM-së, paraziti i parë dhe kryesori është Hristian Mickoski.

LSDM

“Në kohën e VMRO-DPMNE-së, kur paga minimale ishte 8.000 denarë, Mickoski mori gati 100.000 denarë pagë nga ELEM. Mickoski përveç kompensimit dhe pagës nga EMV , ka marrë edhe kompensim pas shkarkimit, në emër të dallimit të  pagës nga EMV, ka marrë 60.444,00 denarë në muaj.

Sipas LSDM-së, përveç Mickoskit edhe Gordana Koçoska- Dimitrievska ka marrë kompensim pasi është shkarkuar nga pozita e anëtarës të bordit drejtues dhe drejtoreshë financiare të ELEM-it,  të atëhershëm, sipas tyre , Gordana Koçoska-Dimitrievska edhe një vit ka marrë pagë të plotë prej 66.432 denarë neto.

Ndërkaq, nga  VMRO-DPMNE, në serinë e reagimeve të tyre thojnë se “Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Sipas tyre, përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre, nga VMRO-DPMNE theksojnë se ata mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër.

VMRO-DPMNE

Afera ‘Parazitët’ nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër”.

Nga VMRO-DPMNE, gjithashtu në këtë aferë kanë publikuar  edhe emrin e Sadulla Durakut nga BDI,i cili sipas VMRO-os, ai është i emëruar në Telekom si zëvendës i Kitanovit, ndërsa paga e tij është 1500 euro dhe sipas tyre për një mandat 4 vjeçar Duraki do të fitojë 80 mijë euro, ndërkaq atë kanë përmendur edhe Shkodrane Dardhishtën, po nga e njëjta parti, e cila sipas tyre është anëtare joekzekutive e bordit të drejtorëve dhe e nëjta merr pagë mbi 1000 euro çdo muaj, ose siç deklarojnë nga VMRO,  50 mijë euro për një mandat.

Samir Mustafa /SHENJA/