` . (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë takimet për formimin e Qeverisë, afatet rrjedhin - TV SHENJA

(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë takimet për formimin e Qeverisë, afatet rrjedhin

Të premten përfundon afati për ndarjen e mandatit nga ana e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, ndërsa në ndërkohë vazhdojnë bisedimet mes partive politike për formimin e shumicës parlamentare. Kjo është periudha 10-ditore që kur me 4 gusht në Kuvend u mbajt seanca konstituive për verifikimin e mandateve të 120 deputetëve të përbërjes së re parlamenare.

Edhe nga LSDM edhe nga VMRO-DPMNE disa herë kanë theksuar se po zhvillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë, ndërsa njësoj kanë deklaruar edhe partitë tjera që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 15 korrikut. Në komunikatën e LSDM-së theksohet se kjo parti po zhvillon bisedime serioze për sigurimin e një shumive parlamentare stabile dhe për koalicion qeveritar të plotë, katërvjeçar.

LSDM
“Shumica e re parlamentare do të sigurojë qeveri stabile e cili shkon drejt rrugës evropiane, qeveri e përkushtuar në ekonomi, drejtësi dhe luftë kundër COVID- 19… Zhvillojmë bisedime për gjetjen e zgjidhjeve të përgjegjshme kadrovike që janë të përkushtuar që në mënyrë të përgjegjshme të punojnë në realizimin e parimeve që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit”.

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate, ku theksohet se vendit i nevojitet ardhmëri e sigurt që do ta mundësojë një Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE
“Republikës së Maqedonisë i nevojitet ardhmëri e sigurt, që do ta mundësojë qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Republikës së Maqedonisë nuk i nevojitet edhe një qeveri si e kaluara që qytetarët të varfërohen. Republikës së Maqedonisë i nevojitet ardhmëri e sigurt, këtë do ta mundësojë qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”.

Aktualisht pothuajse të gjitha opсionet mbeten të hapura, ndërsa pas përfundimit të afatit 10-ditor, numri një i shtetit duhet t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, partisë ose partive që do të arrijnë të formojnë shumicën e nevojshme parlamentare me më së paku 61 deputetë. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon programin dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Në zgjedhjet e 15 korrikut, LSDM dhe koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 , Е Мајта  2 dhe PDSH 1 mandat.

Ajnur Bafqari /SHENJA/