(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë përplasjet rreth propozimit francez

(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë përplasjet rreth propozimit francez

LSDM i bën thirrje VMRO DPMNE-së të heq dorë nga bllokadat dhe skenaret e përgjakshme të përgatitura nga partia pro-ruse Levica, sipas tyre. Partia në pushtet e fton VMRO DPMNE-në për debat në Kuvend rreth propozimit francez, ku do të shtrohen argumentet pro dhe kundër. Por sipas tyre, për momentin VMRO dhe Levica mbeten forcat e vetme kundër Bashkimit Evropian në vend.

DARKO KAESKI, LSDM
“VMRO DPMNE të mos ik nga debati në Kuvend, ndërsa deri atëherë të heq dorë nga bllokadat, skenaret destruktive dhe të përgjakshme të Levicës pro-ruse, me Aleancën, që nuk u doli e suksesshme. Pasi u prish koalicioni mes VMRO DPMNE-së dhe Aleancës tani Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev mbeten vetëm dhe të izoluar në agjendën anti-evropiane. Vetëm VMRO DPMNE dhe Levica janë kundër Bashkimit Evropian”.

Por nga VMRO DPMNE nuk heqin dorë nga kërkesa që të refuzohet urgjentisht propozimi francez, pasi sipas tyre ky propozim nënkupton bullgarizimin e maqedonasve. Ata gjithashtu kërkojnë nga Qeveria që të publikohet Protokolli mes ministrive të jashtme, i cili ka disa ditë që nuk po publikohet.

DRAGAN KOVAÇKI, VMRO DPMNE
Qeveria duhet urgjentisht të hedh poshtë këtë propozim për të cilin fillimisht aktronte se e ka refuzuar, që pastaj ta pranojë dhe të aktrojë gjoja konsultime me ekspertë të vetëshpallur qeveritarë të paguar pikërisht nga Qeveria, pra nga populli. Populli i Maqedonisë tashmë i tregoi Qeverisë konsultimet, për çdo ditë i thotë JO bullgarizimit dhe fshirjes e zhdukjes së popullit maqedonas”.

Qeveria ka dërguar Informacionin për propozimin francez në Kuvend dhe Kuvendi duhet të caktojë seancë plenare për shqyrtimin e propozimit brenda javës së ardhshme. Por VMRO DPMNE nuk pranon caktimin e seancës deri sa të marrin të gjitha dokumentet, përfshi edhe Protokollin për çështjet historike mes ministrive të jashtme.   /SHENJA/