(VIDEO) LSDM dhe VMRO sërish përplasen për propozimin francez

(VIDEO) LSDM dhe VMRO sërish përplasen për propozimin francez

VMRO-ja ka kritikuar sërish Qeverinë në lidhje me nismën për referendumin për propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Partia opozitare thekson se Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese që po e shtyn, që do të thotë bullgarizim dhe asimilim.

“Kovaçevski minon pozicionet maqedonase. Me kornizën e tillë siç i jepet mundësi Bullgarisë të bllokojë Maqedoninë sa herë që komisioni historik nuk pajtohet pas periudhave të caktuara, personave apo opinioneve. Me këtë Bullgaria mund ta bllokojë Maqedoninë derisa të pranohen tezat e saj për mohimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Është bullgarizimi që fshihet pas protokollit”, vlerëson VMRO-ja.

Ndërkohë, në reagimin e LSDM-së thuhet se me konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e skriningut edhe zyrtarisht ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE, diçka që është pritur qe 17 vjet.

“Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtojca, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të bisedimeve, në BE hymë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian edhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare”, thekson partia në pushtet.

Sipas LSDM-së, me këtë kanë dështuar të gjithë gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjithë gënjeshtrat e pohuara për asimilim dhe bullgarizim që kanë shpërndarë VMRO-ja dhe Partia E Majta. /SHENJA/