(VIDEO) LSDM dhe VMRO kërkojnë rritjen e pagave dhe të pensioneve

(VIDEO) LSDM dhe VMRO kërkojnë rritjen e pagave dhe të pensioneve

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë LSDM, ka premtuar se Qeveria është duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave. Nga LSDM  theksojnë se kjo  është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.

LSDM

“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës”.

Ndërkohë, një kërkesë të tillë ka bërë edhe VMRO-ja opozitare,  e cila  nëpërmjet procedurës kuvendore kërkon rritje të pensioneve për 20 për qind dhe harmonizim të pagave në përputhje me koeficientin e rëndësisë së vendeve të punës.

VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE gjatë ditës së djeshme ka parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20%. Me këtë vlerësojmë se pranuesve të pensioneve do t’u ndihmohet gjatë krizës, kurse të hyrat e tyre do të jetë në përputhje me shpenzimet për jetë. Në mënyrë shtesë propozojmë edhe harmonizim të pagave me pagën minimale, zgjidhje të cilën e mundësojmë me amendamente për Ligjin për pagë minimale. Me këtë mësimdhënësit në arsimin fillor dhe atë të mesëm do të marrin pagë prej 45 mijë denarë”.

VMRO-DPMNE vlerëson se kriza e madhe e shkaktuar nga LSDM mund të tejkalohet vetëm me rritje të përgjithshme të pagave dhe pensioneve.

Samir Mustafa /SHENJA/