(VIDEO) LSDM: Atë që e mendon Mickoski e thotë Apasievi…

(VIDEO) LSDM: Atë që e mendon Mickoski e thotë Apasievi…

Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev janë personalitete në krye të koalicionit anti-NATO dhe anti-BE. Kështu vlerëson partia në pushtet LSDM, pas reagimeve kundër propozimit francez të partive opozitare. Sipas tyre, atë që e mendon kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski e thotë Apasievi i “Levicës”, dhe atë që e porositë Mickoski e realizon Apasievi, ndërsa së bashku përhapin histeri përmes ofendimeve dhe lajmeve të rrejshme.

Darko Kaevski, deputet i LSDM-së

“Gënjeshtrat e VMRO-DPME dhe Levicës nuk kanë fund, ato janë parti destruktive të cilët nuk duan që shteti të shkojë përpara, sepse ashtu iu konvenon. Vet Mickoski publikisht ka bërë të ditur se nuk e do Bashkimin Evropian, ndërsa Apasievi ëndërron për Rusinë. Koalicioni VMRO-Levica nuk mendon për të mirën e shtetit, përkundrazi ata duan që shteti të jetë i izoluar, dhe i përçarë përmbrenda”

Ndërsa VMRO-ja opozitare këmëngul në qëndrimin e saj se gjuha maqedonase nuk është e garantuar me propozimin e ri francez. Sipas tyre qeveria e Kovaçevskit pranon që Bullgaria të shkruaj tekste në Maqedoninë e Veriut. Vmro-ja opozitare shton se Qeveria nuk siguron asgjë, përkundrazi hap probleme të shumta, prandaj dueht sa më parë që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Linda Ebibi /SHENJA/