(VIDEO) LSDM: Arsovska dhe VMRO krijuan kaos në Shkup, VMRO akuzon LSDM-në dhe Arsovskën

(VIDEO) LSDM: Arsovska dhe VMRO krijuan kaos në Shkup, VMRO akuzon LSDM-në dhe Arsovskën

“Paaftësia e VMRO-DPMNE-së e solli në kolaps transportin publik dhe krijoi kaos në funksionimin e qytetit të Shkupit”. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë lidhur me protestat që po mbahen në udhëkryqin te “Mavrovasja” nga shoferët e autobusëve privatë. Sipas tyre, shoferët e autobusëve privatë nuk funksionojnë përshkak borxheve të papaguara nga ana e Qytetit të Shkupit.

LSDM

“Shkupjanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta dhe kjo shkakton nervozë, vonesë në punë, në shkollë, në fakultet, në mjek. Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi për herë të parë në histori ngeli pa transport publik. NQP po fundoset në borxhe”.

Nga LSDM rikujtojnë se  Arsovska vitin e kaluar i fitoi zgjedhjet lokale pikërisht për shkak të  premtimeve për transport publik. Ajo premtoi transport të shpejtë, efikas dhe falas për të gjithë qytetarët. LSDM akuzon se VMRO-DPMNE dhe Arsovska krijuan katastrofë në Qytetin e Shkupit, thonë nga LSDM.

Në ndërkohë VMRO akuzon LSDM-në dhe Arsovskën për kaosin e krijuar me transportin publik në kryeqytet.

VMRO-DPMNE

“Në vend që SDS dhe Danela Arsovska të bëjnë politikë nga kaosi në qytetin e Shkupit, borxhet e papaguara ndaj kompanive private duhet të paguhen menjëherë. Kur Arsovska ka para për piar të dështuar, atëherë ajo mund të gjejë para për transportuesit. Në vend që t’i shpallë kriminelë, le të ulet të zgjidhë problemin”.

VMRO pyet se  çfarë kërkoi Arsovska në një takim sekret me Kovaçevskin në Qeveri javën e kaluar? Pse heshtin për temat e bisedës dhe koalicionin e tyre gjysmë sekret?

Sipas VMRO-së çdo ditë, Arsovska po justifikon masën për të tërhequr mbështetjen për udhëheqjen e saj katastrofike të qytetit. /SHENJA/