(VIDEO) LSDM: 136 milionët e tenderit janë shkak i zënkave mes VMRO-së dhe Arsovskës

(VIDEO) LSDM: 136 milionët e tenderit janë shkak i zënkave mes VMRO-së dhe Arsovskës

Përplasjet në mes të  kryetarës  së  qytetit të Shkupit, Danella Arsovka dhe kreut të  VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, janë pikërishtë  paratë e tenderit prej 136 milionë eurove, akuzon partia në pushtet LSDM.

Nga LSDM theksojnë se sherri mes tyre kulmoi pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, përtaci dhe krim.

LSDM

“Tani Mickoski duhet të thotë para qytetarëve se cili është roli i tij në tenderin prej 136 milionë eurosh për termocentralin. Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është shfaqur edhe në Shkup, por edhe në komunat e kryeqytetit”.

LSDM-ja akuzonë të dy palët e involvuar në këto përplasje, të cilët deklarojnë,  se në vend që të punojnë për qytetarët, për shkupjanët, për zhvillimin e qytetit, ata grinden për tenderë dhe komisione.

LSDM

“Të gjitha institucionet kompetente të hetojnë dyshimet për krim dhe të pasojë llogari-dhënie, dhe kryetarët e VMRO-DPMNE-së të merren me punë në interes të qytetarëve, të cilët prej tyre presin zgjidhje dhe zhvillim, e jo zënka”.

Përplasjet mes VMRO-së dhe kryetares së qytetit të Shkupit ka disa ditë që kanë dalë në sipërfaqe. Arsovska kaakuzuar kreun e partisë, Hristian Mickoskin për përzierje në punës e saj. Pas shkarkimit të drejtorit të parë të qytetit të Shkupit, kuadër i VMRO-së nga ana e Arsovskës kanë pasuar një sërë dorëheqjesh të drejtorëve që udhëheqin me ndërmarrjet e kryeqytetit.

Samir Mustafa /SHENJA/