(VIDEO) Lokalizohen 12 zjarre, Furka ende vazhdon të digjet

(VIDEO) Lokalizohen 12 zjarre, Furka ende vazhdon të digjet

Temperaturat e larta po vazhdojnë të krijojnë probleme për zjarrëfikësit. Ende është aktiv një zjarrë në  fshatin Furkë që ndodhet  mes Komunave Dojran dhe Bogdancë, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që ti lokalizojnë e më pas ti shuajnë tërësisht 12 zjarre të tjera.

Qendra për Menaxhim me Kriza, infromon se rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, në terren kanë dalur 40 deri në 50 persona nga njësia e zjarrëfikësfe -Gevgjeli, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim –Valandovë dhe popullata lokale.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Në Strumicë, në afërsi të fshatit Angelci dhe Velusa, digjej barë i thatë, të cilin e kanë shuar dy automjete zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës.Në Valandovë, afër fshatit Piravë, digjej pyll i degraduar. Zjarri është shuar nga zjarrëfikësit e Valandovës ku u intervenua me katër automjete dhe 12 zjarrëfikës”.

Edhe në Tetovë, pranë objektit të vjetër të Shtëpisë Korrektuese-Përmirësuese, një barë i thatë dhe disa mbeturina janë përfshi nga flakët, ku zjarrëfikësit me dy aotomjete kanë reaguar mënjëher dhe kanë arritur që të shaujnë.

Poashtu, në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës, fëmijët e vegjël nga pakujdesia i kanë vënë flakën barit, ndërsa Qendra për Menaxhim me Kriza sqaron se është intervenuar me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës dhe gjithqka është vënë nën kontroll.

Samir Mustafa /SHENJA/