(VIDEO) Lidhja e Odave kërkon hapa urgjente për përballjen me krizën energjetike

(VIDEO) Lidhja e Odave kërkon hapa urgjente për përballjen me krizën energjetike

Lidhja e Odave Ekonomike kërkon që në mënyrë sa më të shpejtë të merren hapa urgjente për tu përballur me krizën energjetike. Ata thonë se  prej dy vitesh ekonomia po përballet me sfida të shumta të dala nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, të cilat kërkojnë angazhim të madh për të mbajtur aktivitetin afarist të kompanive. Këto rrethana pasohen nga një krizë energjetike, e ndjekur nga rritja e çmimeve të energjisë, një rritje e përgjithshme e çmimeve dhe një normë e lartë inflacioni.

LIDHJA E ODAVE EKONIMIKE

“Kriza energjetike është një sfidë e re për kompanitë, pasi çrregullon likuiditetin, rentabilitetin dhe ulë konkurrencën e tyre. Në kushtet kur prej vitesh nuk ka investime serioze në sektorin energjetik që do të sigurojnë stabilitetin e tij, është e nevojshme që institucionet kompetente t’i marrin të gjitha masat për përballimin me sukses të krizës energjetike”

Nga atje gjithashtu thonë se efektet e krizës ekonomike tek bizneset janë të forta dhe qeveria duhet të ofrojë mbështetje urgjente për familjet dhe bizneset nëpërmjet masave të synuara dhe efektive, si dhe lehtësime të synuara tatimore. Veprimet e koordinuara dhe një paketë masash do të zbusin ndikimin e menjëhershëm negativ të rritjes së çmimeve dhe do të rrisin më tej rezistencën ndaj goditjeve të ardhshme të çmimeve.

LIDHJA E ODAVE EKONIMIKE

“Në këtë drejtim, nevojitet ndërhyrje në akcizat, TVSH-në dhe tarifat shtesë që rrisin më tej çmimin e karburanteve, të cilat përbëjnë rreth 46% të çmimit të shitjes me pakicë janë detyrime ndaj shtetit. Kjo do të neutralizojë ndikimin negativ të rritjes së çmimit të karburanteve në rritjen e përgjithshme të çmimeve, veçanërisht sepse shkakton probleme me likuiditetin e kompanive dhe qytetarëve dhe ulë fuqinë e përgjithshme blerëse, duke ndikuar negativisht në konsumin agregat”

Në situatën aktuale, është dekurajuese që nuk ka mbështetje gjithëpërfshirëse të drejtpërdrejtë për teknologjitë efiçiente energjetike, dhe shpesh kompanitë që investojnë në burimet e ripërtëritshme të energjisë eliminohen nga mbështetja financiare sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, sepse janë të detyruara të kenë licenca për çdo termocentral diellor, çdo kompani e licencuar nuk mund të përdorë mbështetjen financiare sipas ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme ndryshimi i Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve në mënyrë që të përfshihen investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Linda Ebibi /SHENJA/