(VIDEO) Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez

(VIDEO) Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez

Republika e Bullgarisë u bind që t’i hapë rrugën RMV-së drejtë procesit eurointegrues. Gjatë ditës Kuvendi bullgar me170 vota pro, 7 kundër dhe 21 të përmbajtur, miratoi propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për korrnizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

Gjatë debatit, janë hedhur shumë akuza se kush ishte tradhtar dhe kush i mbrojti interesat kombëtare bullgare, deri në përfundimin pothuajse unanim se ky është propozimi më i mirë që ka marrë deri më tani Bullgaria. Me pankarta, “Rilindja”, “Maqedonia është Bullgari”, sot u zhvillua debat për projektvendimin e dorëzuar nga “Bullgaria Demokratike” për pranimin e propozimit francez dhe heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryesuesi i seancës Atanas Atanasov i paralajmëroi që t’i ulin në mënyrë që të mos detyrohet t’i nxjerrë jashtë sallës.

Komisioni për Punë të Jashtme në Parlamentin bullgar, për propozim-vendimin kanë mbështetje nga “Vazhdojmë me ndryshimin”, koalicioni GERB-SDS dhe “Bullgaria Demokrate”. Ky propozim ndryshim parasheh plotësim në propozimin francez me 4 kushte, implementim efikas të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë, garanci për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, përmes përfshirjes së tyre në Kushtetutën e RMV-së dhe garanci europiane se kushtet bullgare do të plotësohen.

Emine Ismaili /SHENJA/