(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

Borxhi publik, inflacioni, deficiti, çmimet e larta ishin temë debati në Komisionin për Financim dhe Buxhet , në ditën e katërt të rishikimit së buxhetit. Opozita kritikonte për keqmenaxhim, ndërsa pushteti lavdërohej se kanë punuar për të mirën e qytetarëve. VMRO-ja opozitare akuzonte se me këtë rishikimit të buxhetit, pushteti po tregon se është vështirë t’i realizoj premtimet e tyre ekonomike, sepse siç tha të ardhurat kapitale janë ulur pothuajse për 100 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor është rritur për 150 milionë euro, ndërsa pritet të rritet në 170 milonë euro.

Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE

“Me këtë rishikim të buxhetit nuk mund të pritet përparim në asnjë sferë, por për kundrazi  stagnim dhe varfërim shumë të lartë. Me të vërtetë i keni arritur të gjitha majtat, si në vjedhje ashtu edhe në buxhet. Po e rrumbullkasoj se “Titaniku” i Besimit po fundoset, lëshojeni përpara se të fundoseni edhe ju bashkë me atë”

Nga LSDM nënvizuan se me këtë rishikim të buxhetit janë paraparë mjete financiare për kompanit vendore, që siç thanë në buxhetet e mëparshme nuk janë paraparë. Ndërsa shtuan se janë ndarë mjete edhe për të ardhurat kapitale, rritje të pagave dhe mjete shtesë për sfera të ndryshme.

Dime Vellkovski, deputet nga LSDM-ja

“Në vitin 2014 deficiti ishte 4.2 përqind nga bruto prodhimi vendor, në vitin 2015 ishte 3.5, në vitin 2016, ishte 2.7. Me ardhjen e social demokratëve në qeveri pas 1 qershorit, 2017 deficiti është 2.7, në vitin 2018 ishte 2.5, ndërsa në vitin 2018 2.3 për qind., që do të thotë deficiti është ulur. Në vitin 2020 shumë  mirë e dini se filloi pandemia, kriza, kishim gjendje të jashtëzakonshme”

Edhe në ditën e katërt të debatit për rishikim e buxhetit, nuk filloi shqyrtimi i amendamenteve, të cilat janë mbi 200, pjesa më e madhe e tyre janë dorëzuar nga opozita.

Linda Ebibi /SHENJA/