(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për projekt buxhetin e vitit 2022

(VIDEO) Kuvend, vazhdon debati për projekt buxhetin e vitit 2022

E katërta ditë me radhë ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2022. Deputetët e opozitës dhe pushtetit  kanë vazhduar të kundërshtojnë njëri –tjetrin.  Nga VMRO-DPMNE, thonë se vendin e pret një krizë e kombinuar. Ata sqarojnë se vazhdimisht vendi ka pasur krizë ekonomike, ndërsa në dy vitet e fundit ka pasur krizë shëndetësore, dhe tani vendi do të hyjë në krizë energjetike. Sipas VMRO-së, buxheti që e ka paraparë ekzekutivi është me deficit të lartë dhe  do të sjellë borxh publik prej 65.9 për qind.

Deputet nga radhët e VMRO-DPMNE

“Ekonomia globale është në fazën e përmirësimit gjithkund në botë, përveç në Republikën e Maqedonisë, po e shohim që absolutisht asgjë nuk po ndodhë në lidhje me parandalimin e krizës shëndetësore, ndërsa në mënyrë shtesë po afrohen sfidat e reja. Në këtë buxhet shohim se  Qeveria ka paraparë deficitë të lartë 4.3 përqind, apo 545 milionë euro, që do të sjell një borxh rekord publik prej 65.9 për qind, dhe kjo është diçka e tmerrshme dhe nuk e di se a është sipas strategjisë se si do të menaxhojmë me borxhin publik”.

Ndërkaq, deputetët e LSDM-së e shohin si pozitiv projekt buxhetin, dhe mendojnë se i njëjti duhet të kalojë në procedurat e mëtejshme parlamentare, pasi siç thonin është bërë në interesin e qytetarëve.

Marija Gjeorgjievska, deputetet nga LSDM

“Unë në të kundërtën dua që t’i artikuloj disa të dhëna që më japin të drejtë, të besojë që ky propozim buxhet duhet të kalojë në procedurat e mëtejshme, sigurisht që me respekt të plot ndaj të gjithë atyre amendamenteve që janë të sjellura. Megjithatë do të shohim se nga të gjitha ato amendamente a mund të implementohen, korrigjohen për përmirësimin e këtij dokumenti. Unë personalisht mendoj se propozim buxheti për vitin e ardhshëm është i përceptuar dhe krijuar në bazë të skenave pozitive”

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij të fejbukut ka shkruar se, qëllimet kryesore të buxhetit për vitin 2022,  janë rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar, qëndrueshmëria fiskale, ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, si dhe mbështetja e reformave institucionale dhe integrimit evropian.

Zoran Zaev, kryeministër

“Përmes buxhetit sigurohet pagesa në kohë e rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale, subvencioneve, si dhe realizimi i investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivel historik të lartë prej 37,8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor. Prandaj është e rëndësishme që Buxheti për vitin 2022 të miratohet brenda afatit të përcaktuar ligjor, me qëllim që të financohen pa probleme funksionet e shtetit”

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq është shprehur se me buxhetin e vitit të ardhsmë janë palnifikuar më shumë financime për gjykatat. Ai tha se buxheti për gjyqësorin është parashikuar të jetë 6.5 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar.

 Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë

“Kjo do të forcojë gjyqësorin financiarisht dhe personelin dhe duhet të pasohet nga procedura gjyqësore efikase dhe cilësore. Do të ketë rritja të pagave në drejtësi me 15 për qind për të gjithë punjonjësit, përfshirë edhe administratën”

VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar 220 amendamete, por ende nuk ka filluar shqyrtimi i tyre në Komisionin për buxhet.  Në projekt buxhet është paraparë që gjatë vitit të ardhshëm të mblidhen 3.8 miliardë euro në arkën e shtetit dhe të shpenzohen 4.4 miliardë euro. Hendeku buxhetor do të arrijë në 4.3 për qind ose 545 milionë euro, ndërsa në anën tjetër plani i qeverisë është realizimi i investimeve kapitale në vlerë prej 615 milionë eurove.

Linda Ebibi /SHENJA/