(VIDEO) Kuvend, ngec në Komision vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike

(VIDEO) Kuvend, ngec në Komision vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike

Për shkak se komisioni amë nuk e ka përfunduar punën, seanca e 86 e Kuvendit përfundoi brenda më pak se gjysmë ore. Propozim-vendimi për vazhdimin e afatit për gjendje krize në furnizimin me energji elektrike nuk u miratua në seancën e sotme të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tërhoqi vëmendjen disa herë se miratimi i vazhdimit të gjendjes së krizës duhet të kalojë në Kuvend deri më 28 shtator. Por opozita insiston që Qeveria të përgjigjet në komisionin amë se si u soll shteti në këtë gjendje. Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE tha se këto propozime do të votohen nga opozita, por nënvizoi se deri atëherë pushteti duhet të përgjigjet ndaj shumë pyetjeve lidhur me gjendjen.

NIKOLLA MICEVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË
“Zotëri kryetar i Kuvendit, subjekti politik nga i cili vini ju kërkoi konstruktivitet nga opozita, pjesëmarrje në punën e Kuvendit. Këtë edhe po e bëjmë, prandaj në komision kërkojmë përgjigje lidhur me gjendjen e krizës, si erdhi deri te kjo, cilat janë arsyet, çfarë nuk është bërë deri tani. Sigurisht se jemi të vetëdijshëm që ka afate, prandaj votuam për rendin e ditës”.

Por nga pushteti kundërpërgjigjen se nuk është koha për kundërshtime politike por duhet të diskutohet  me argumente  lidhur me temën. Jovan Mitervski nga LSDM thekson se po vjen një dimër i vështirë për të gjithë qytetarët.

JOVAN MITREVSKI, DEPUTET I LSDM-SË
“Unë dua të ketë diskutim, diskutim me argumente por shihet qartë se në komision ka keqpërdorim të pastër vetëm që të zvarritet koha për diskutime. …Jemi të gatshëm edhe për informacione edhe të diskutojmë edhe të formojmë komision anketues, të shohim çfarë ndodh tani dhe çfarë ka ndodhur më herët ne sektorin energjetik. T’i hapim të gjitha çështjet e rëndësishme të qytetarëve… Shihet qartë se qëllimi është që situata në shtet të bëhet e padurueshme, për poena të imta politike”.

Pushteti kërkon të vazhdojë gjendjen e shpallur të krizës energjetike me qëllim që të ketë bazë ligjore për ndërhyrje të shpejta për të mundësuar efekte sa më të buta të krizës energjetike gjatë sezonit të dimrit.   /SHENJA/